Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çelet në Moskë ekspozita e ikonave shqiptare.. Empty Çelet në Moskë ekspozita e ikonave shqiptare..

Sat 13 Oct 2012 - 18:25
Çelet në Moskë ekspozita e ikonave shqiptare.. 59311Në një nga sallat e Muzeut Qëndror të Kulturës Antike dhe Artit Mesjetar rus në Moskë “Andrei Rubljov”, u hap në datën 10 tetor, ekspozita e ikonografisë shqiptare.

Në këtë ekspozitë u prezantuan ikona të shekujve 14 – 18-të të e.s, marrë nga koleksioni i ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës. Ikonat përfaqësonin punime të Nikolla Onufrit, Vëllezërve Zografi, të David Selenicës, të Jeromonakut, anonime etj. Spikasnin ikonat “Pakëzimi i Krishtit, “Shën Maria me Shenjtorë”, “Shën Maria me Krishtin”, “Johan Theologu”, “Ngjallja e Llazarit”, “Prekja e Thomait”, “Dyert e Bukura” etj.

Në ceremoninë e organizuar në kupolen e kishës mesjetare të muzeut “Andrej Rublov” përshëndetën të pranishmit Drejtori i Përgjithshëm i Muzeut të Artit Mesjetar rus, “Andrej Rublov”, Grigori Popov, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës, Tatjana Caca, etj

Folësit në këtë ceremoni vunë në dukje vlerat e veçanta historike, kulturore, artistike dhe fetare të ikonografise shqiptare. Përfaqësuesit e institucioneve ruse, përshëndetën hapjen e kësaj ekspozite të vecante në Moskë, e cila i bën më të prekshme vlerat kulturore, artistike dhe religjoze të popullit shqiptar. Kjo ekspozitë, sipas tyre, transmenton mesazhet e kohës, por me ngjyra shqiptare.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi dhe të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita e ikonografisë shqiptare në Moskë do të qëndrojë e hapur për vizitoret ruse deri në 9 nëntor. Me pas, ajo do të transferohet në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri më 11 dhjetor 2012.
(BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi