Çelet ekspozita me ciklin e nudove në Tiranë
Thu 13 Dec 2012 - 16:01
Nudoja në cdo kohe është provokuese dhe ky ka qenë qëllimi që na bën me dije fotografi i njohur nga Kosova, Fahredin Spahija.
Artisti e pranon se nudoja don shume kujdes se nje fill I holle te ndane nga banalja, por fotografite e tij nuk kanë asnjë lloj lidhje me banalen
Kthehet pas 9 vitesh në Tiranë për të hapur ekspozitën e dytë personale. Titulluar“(Un) censored” për të cilën na thotë se përveç një komunikimi vizual me publikun shqiptar e konsiderohet edhe si një thirrje për çlirim nga paragjykimet shqiptare karshi trajtimit artistik të trupit lakuriq apo nudos.
Titulli i ekspozitës shpreh gjithë dilemën e trajtimit të kësaj teme shumë kompleksive qysh nga Marubi e deri te ditët tona. Dilema konsiston nga frika e modelit për të zbuluar fytyrën në fotografitë nudo, si dhe nga frika e autorit se mos, me fotografitë e bëra, shkakton paragjykimin e tij dhe modeles nga familja, farefisi dhe shoqëria. Për të pajtuar dilemat, autori gjatë trajtimit të kësaj teme përdor një medium i cili hyn mes modelit dhe autorit. Ky medium që herë është xham i strukturuar e herë plastmas sikur del në mbrojtje të artistit dhe modelit për të mjegulluar procesin nga të gjithë ata që kanë mbetur, edhe sot, robër të një mentaliteti të cilin, bota e qytetëruar, ka kohë që e ka braktisur./Abc
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi