Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ekspozita e mozaikëve Empty Ekspozita e mozaikëve

Wed 26 Sep 2012 - 11:07



Një ekspozitë krejt e veçantë, me autor Myftar Cubin, ka çelur dyert në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë mbrëmjen e datës 24 shtator.

Veprat nuk janë piktura apo skulptura, por mozaikë të krijuar me gurë natyrorë, të pangjyrosur, të cilët formojnë kryesisht portrete. Ndër to, disa prej figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, nismëtarë të shpalljes së pavarësisë, si dhe buste grash shqiptare me aksesorë të dallueshëm popullorë.

“Piktorët mërziten nga puna rutinë dhe kërkojnë shtigje të reja për të punuar. Kam krijuar personalitetin tim me trajtimin e veprave me gurë natyrorë pa i thyer dhe përpunuar gurët. Prita 100 vjetorin e pavarësisë për hapjen e ekspozitës”, shprehet Cubi.

Në fakt figura e gruas duket se e ka frymëzuar më së tepërmi artistin. Ndër 47 mozaikët e ekspozuar, bie në sy një numër i madh portretesh femrash si dhe disa nudo artistike, të cilat sipas autorit bëjnë pjesë ndër të preferuarat e tij.

Myftar Cubi lindi në Koplik të Shkodrës në vitin 1954. Është diplomuar në degën e pikturës monumentale në Akademinë e Arteve të Bukura. Aktualisht mban titullin “Master i Pikturës” të akorduar nga Universiteti i Prishtinës dhe vazhdon studimet doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi