Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ekspozita për 100-vjetorin në Itali Empty Ekspozita për 100-vjetorin në Itali

Thu 22 Nov 2012 - 11:41
Ekspozita për 100-vjetorin në Itali MINISTRAT-ITALI

Me rastin e njëqind vjetorit të Pavarësisë, thesaret e kulturës shqiptare vijnë në një ekzpozitë, në një prej selive më prestigjoze italiane.

Në kompleksin Vittoriano, në qendër të Romës, hapi dyert ekspozita, që solli në kryeqytet rreth 150 objekte e ikona, dëshmi të vyera të periudhave të ndryshme të jetës dhe kulturës shqiptare.

Në ceremoninë e inaugurimit qenë të pranishëm Ministrat e Kulturës së dy vendeve, Lorenzo Ornaghi dhe Aldo Bumçi, shefi i diplomacisë së Tiranës, ministri Edmond Panariti, dhe profesor Neritan Ceka.

Ministri italian i Kulturës, Lorenzo Ornaghi: “Kjo ekspozitë, ashtu siç u shpeh shumë saktë edhe homologu im shqiptar, është dëshmi e mëtejshme e një identiteti të qartë kulturor të Shqipërisë, një ndjesi përkatësie e fortë. Është e lehtë të dallohet në të ngjyrimi i fortë europian”.

Kjo ekspozitë, e para e këtij niveli kaq të lartë dhe kaq e plotë, është hapur nën kujdesin e Presidentit italian të Republikës. Kryediplomati shqiptar Edmond Panariti kujtoi rrënjët dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës Aldo Bumçi u bëri dhe një ftesë turistëve italianë, për të vizituar Shqipërinë, një vend kaq i afërt.

Aldo Bumçi, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: “Për ne, Italia është një vend i afërt, shumë i afërt, ku do të mund të ndiheni të mirëpritur si në shtëpinë tuaj. Nuk është një det, ai që na ndan, por është një liqen i vogël. Gabimisht, ndonjëherë, Shqipëria perceptohet si një vend i largët, dhe ai det sikur kthehet në oqean”.

Vizitorët e shumtë patën mundësi të shohin zbukurime, skulptura, armë dhe vazo të lashta. E jo vetëm kaq, ata mundën të njohin edhe veprën e plotë të Onufrit, ikonat e të cilit zinin një vend të rëndësishëm. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në ditët e para të janarit në Romë, e më pas do të spostohet në Torino, ku publiku do të mund të admirojë këto dëshmi të kulturës shqiptare deri në muajin prill të vitit të ardhshëm.








Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi