Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ekspozita e piktorit fierak Empty Ekspozita e piktorit fierak

Thu 25 Oct 2012 - 10:41
Plot ngjyra dhe gjallëri, por edhe një lloj tisi i mistershëm që përcjellin nëpërmjet artit një mesazh të fshehur.

Këto janë disa përjetime, teksa shikon veprat e Shkëlqim Meçajt, artistit fierak, i cili ka çelur mbrëmjen e së mërkurës në mjediset e Muzeut Historik kombëtar një ekspozitë personale, ku shpalosen veprat më të mira të krijimtarisë së tij 20-vjeçare.

“Për mua, piktura dhe skulptura janë pjesë e shpirtit, nuk janë teori matematike që mund të zgjidhen nëpërmjet formulave. Edhe unë kështu kam funksionuar nëpërmjet shpirtit, kam dhënë atë, e kam orientuar drejt asaj që më pëlqen më shumë, drejt vendlindjes time, dhe jam munduar që nëpërmjet kësaj ekspozite të sjell një lloj ndërthurjeje midis të shkuarës pellazge të shqiptarëve dhe të sotmes europiane apo moderne, nëse mund ta quajmë kështu”, u shpreh piktori dhe skulptori Meçaj.

Ekspozita përmban mbi 65 punime, shumica të paekspozuara më parë. Autori ka përdorur një sërë mediumesh, si vaj në kanavace, skulptura në gur e në dru. Përmes krijimeve, piktori sjell te shkuarën e kombit shqiptar duke portretizuar disa figura të njohura, si Mbreti pellazg Kreshtan.

Veprat e ekspozuara janë përzgjedhur nga kuratori i ekspozitës, kritiku Abdulla Tafa, i cili i ka përshkruar ato si një ndërthurje e stilit abstrakt postmodernist me atë surreal. Tafa ka theksuar se krijimet e Meçajt ruajnë origjinalitetin dhe janë një kërkim i autorit drejt legjendave e personazheve të së shkuarës shqiptare.
Ekspozita e piktorit fierak EKSPOZITA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi