Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Mbikalimi”, ekspozita personale e Lekë Tasit Empty “Mbikalimi”, ekspozita personale e Lekë Tasit

Tue 11 Dec 2012 - 15:40
“Mbikalimi”, ekspozita personale e Lekë Tasit Leke
Lekë Tasi ekspozon krijimet e reja në pikturë në ekspozitën e quajtur “Mbikalimi”, e kuruar nga Stefan Çapaliku. Nesër në Galerinë “Zeta”, ora 18;30. “Botë e parë me sytë prej sferash të qelqta të një fëmije të moshuar. Arti si lojë, si festë dhe si simbol. Këto tre elemente të transhedentales së veprës artistike vijnë e shfaqen në pikturat e Lekë Tasit nëpërmjet karaktereve groteskë të vendosur ndër rrethana tensioni dramatik, në një botë metafizike që mbaron dhe zhduket matanë linjave të kornizës. Piktura e tij është një fakt i ri semiotik në historinë e artit bashkëkohor shqiptar”, shkruan kuratori Çapaliku. Lekë Tasi (1929) është artist aktiv në letërsi, publicistikë e pikturë, me një dhunti për muzikën. Është autor i librit me kujtime “Grabiani rrëzë kodrave”, dhe i romanit “Korridori me vetratë”. “Mbikalimi” vjen një vit pas ekspozitës së fundit personale. Qëndron hapur deri më 22 dhjetor.

Veleria Dedaj

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi