Çelet edicioni i tetë i festivalit të rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë
Sun 14 Apr 2013 - 22:42
LEZHË – Në qytetin e Lezhës, ka startaur edicioni i tetë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodeve dhe Istrumentistëve Popullorë.
Në natën e parë të këtij edicioni performuan 20 grupe të ndryshme nga trevat shqiptare. Mbrëmja e parë e festivalit u mbajt në Memorialin e heroit tonë kombëtar, ndërsa organizator të bën të ditur se festivali po mbështetet gjerësisht nga publiku.
Pjesmarrësit kanë shfaqur emocione si dhe krenari për përfaqësimin që po i bëjnë traditave të krahinës së tyre. Nuk ka munguar në këtë edicion as pjesëmarrja e rapsodëve të rinj, që synojnë të mbajnë gjallë këtë traditë.
Artistët rapsodë dhe instrumentistët popullore të mbarë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi po mirë priten nga banorët e Lezhës. Oragnizatorët nga ana e tyre shprehen të kënaqur pasi sipas tyre këto aktivitete mbajnë gjallë, identitetin tonë kombëtar.
/Shekulli Online/Përgatiti: A.Zh/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi