Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

3434 Zyrtare, Big Brother edicioni i 7-të në tre mujorin e parë të 2014..

prej Sun 9 Feb 2014 - 10:45
Zyrtare, Big Brother edicioni i 7-të në tre mujorin e parë të 2014.. Zyrtare_big_brother_edicioni_i-300x168

Zyrtare, Big Brother edicioni i 7-të në tre mujorin e parë të 2014.. Arbana-1391897873

Një nga programet më të ndjekura televizive, “Big Brother Albania”, rikthehet në datën 21 shkurt në Top-Channel me edicionin e tij të shtatë. Ndryshe nga vitet e kaluara kur spektakli bëhej të shtunën, ky edicion do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje.
Sipas shtojcës Bluetooth, priten ndryshime të mëdha, pasi sivjet ky produksion i rëndësishëm televiziv do të drejtohet nga Zefina Hasani, e cila mban rolin e autores. Megjithatë, struktura bazë e shout mbetet e njëjtë. Arbana Osmani do të jetë edhe sivjet moderatorja e spektaklit.
Sa u takon banorëve, ende nuk është bërë një përzgjedhje përfundimtare dhe audicionet vazhdojnë.
Do të ketë jo më pak se 15-të, por as më shumë se 25 banorë, që do të bëhen pjesë të shtëpisë së famshme. Secili prej tyre do të konkurrojë me historinë e jetës së tij dhe me sekretet që mbart.
Por sivjet, të fshehtat e tyre do të trajtohen ndryshe, në rrjedhën e ditëve. Burime brenda stafit bëjnë me dije se në audicione ka pasur dhe vazhdon të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe në këtë edicion të “Big Brother” do të ketë shumë histori të parrëfyera e të padëgjuara më parë.
Konkurrentët do të jenë të moshave të ndryshme, ndërsa banori më i ri do të jetë 19 vjeç.
Bhtëpia e “Big Brother” do të jetë më e madhja që ka qenë ndonjëherë, me ambiente të reja shtesë dhe kënde të veçanta.
Po ashtu, njoftohet se në kriteret e përzgjedhjes, në audicione janë pranuar ata që kanë një jetë interesante e që dinë ta rrëfejnë bukur, që kanë batutë e humor dhe janë të bukur nga pamja e jashtme.
Edhe çmimi i madh, do të jetë më i lartë se vitet e mëparshme, por konkurrentët do ta mësojnë vetëm pasi të kenë hyrë në shtëpinë e “Big Brother”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi