Edicioni i 84, 'Artisti' fituesi i madh i çmimeve Oscar
Wed 29 Feb 2012 - 16:29
Filmi bardh e zi, The Artist, ishte ai që fitoi më shumë çmime në ceremoninë e 84-të Oskar mbrëmë në Los Anxhelos, duke marrë çmimin e parë si filmi më i mirë, dhe po ashtu për regjisorin dhe aktorin kryesor më të mirë. Francezi Zhan Duzhardin fitoi çmimin Oskar si aktori më i mirë për rolin e një aktori të filmave pa zë, ndërsa Majkëll Hazanavicius u nderua si regjizori më i mirë. Meril Strip fitoi çmin e tretë Oskar në karierën e saj si aktorja më e mirë në rolin e ish kryeministres britanike Margaret Thatçer në filmin “The Iron Lady.”
Kristofër Plamer hyrë në historinë e çmimeve Oskar si aktori më i moshuar që nderohet ndonjëherë me këtë çmim. 82 vjeçari Plamer fitoi për rolin dytësor në filmin Beginners, si një i ve i moshuar që kthehet në homoseksual. Oktavia Spensër u prit me ovacione si fituese e çmimit Oskar për rolin dytësor në filmin The Help. Ajo ishte një prej dy artisteve që u emëruan në këtë kategori, për një film që tregon historinë e shërbyesve afrikano-amerikane në jugun e ndarë në linja raciale të Shteteve të Bashkuara, në vitet 60-të.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi