Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe Empty TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe

Tue 10 Apr 2012 - 17:57
TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe Zhani-ciko-LSH1333985642_thumb_baza2237_150Tiranë – Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin orkestral të Zhani Cikos, do të interpretojnë nesër në skenën e këtij teatri, vepra të kompozuara nga autorë shqiptarë në shekullin e XIX-të, disa prej të cilave ekzekutohen për herë të parë.

Pas kërkimesh në arkiva, Zhani Ciko ka përzgjedhur në koncertin “Pena e muziktarëve rilindas” vepra që prej vitit 1881 e deri në vitet 1940, të kompozuara nga Palok Kurti, Fan Noli, Lec Kurti, Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat Shehu, Mikel Koliqi, Prenk Jakova dhe Kristo Kono.
Ndër interpretimet që e bëjnë të veçantë këtë mbrëmje do të jetë ai i aries nga opera e parë shqiptare, “Arbëreshët” e shkruar nga Lec Kurti në vitin 1915, për të cilën nuk dihet nëse është ekzekutuar ndonjëherë më parë. Aries do t’i japë zë sopranoja Shpresa Beka, e cila do të interpretojë monologun dramatik të veprës. “Nga opera “Arbëreshët”, kanë mbetur vetëm 11 fashikuj nga akti i parë. Nuk e kemi të plotë operën, por mund të them se nga aq sa kemi kuptohet se është një vepër patriotike nga konteksti, ku përmendet Skënderbeu”, është shprehur Ciko.
E nëse opera e parë shqiptare daton në vitin 1915, dokumenti i parë i muzikës shqiptare daton më herët, në vitin 1881. “Bashkimi i Shqipërisë”, e Palok Kurtit, një vepër që nuk është ekzekutuar asnjëherë, do të interpretohet nesër në TKOB.
Për herë të parë gjithashtu do të interpretohet edhe “Shqiptarja e gjydetnueme”, “Kenkan mbush malet me dëborë” nga Martin Gjoka apo një kompozim i Prenk Jakovës që solli edhe burgimin e tij. Një zbulim mes arkivave për kompozimet e para shqiptare është edhe një pjesë e Frano Ndojës, muzikë për dramën e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”.
Koncerti do të interpretohet nga solistët Irini Nikolla, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura dhe Solen Alla. “Pena e muziktarëve rilindas” do të vihet në skenë, nesër, ora 19:00, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.lajme shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi