- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Edicioni i 10-të i “Top Fest”
Mon 11 Feb 2013 - 10:16
Edicioni i 10-te i festivalit me te ndjekur te muzikës bashkëkohore shqiptare, ”Top Fest”, do te nisë rrugëtimin e tij këtë të hënë në ekranin e Top-Channel”.
Ky eveniment i shumëpritur muzikor do të sjellë për publikun shqiptar shumë performanca të reja, ku nuk do të mungojnë edhe surpizat.
”Në këtë edicon do të ketë shumë artistë të rinj dhe një produksion modern. Jemi në ediconin e katërt të të këduarit live në “Top-Fest”, duke qenë edicioni i 10 presim një spektakël të madh. Rrymat alternative moderne dhe punimet e artistëve, të një cilësie vëretë të lartë, pritet të krijojnë një spektakël jo vetëm në modë, por të një niveli me të vërtetë bashkëkohor”, deklaroi Dorian Gjoni, drejtuesi artistik i këtij festivali.
”Autor i ketij edicioni do te jete Ergys Lubonja, te cilit i eshte besuar edhe regjia e ketij eventi, ku marrin pjese artiste nga te gjitha trojet shqiptare.
”Siç e patë, jemi në përgatitjet e fundit. “Top-Fest” vjen me disa të reja, tre prezantues të rinj që do të zbresin në skenën e “Top Fest”, do sjellim 130 artistë dhe pastaj do të pasohet nga faza e dytë gjysmëfinale, ku përzgjidhen këngët më të mira të edicionit. Finalja do të rezervojë gjithashtu disa surpriza, për vendin ku do të zhvillohet dhe për rëndësinë që do të ketë ky edicion”, shtoi Lubonja.
Një nga prezantuesit e fazes se pare do te jete Klea Huta, te cilen publiku e njeh prej pjesemarrjes ne disa prodhime te “Top-Channel”, si rubrika “Top-Girls”, pjese e “Te Djellës” dhe “Procesi Sportiv”.
Vajzes simpatike do t’i bashkohen ne skene dy prej artisteve me te pelqyer, te edicionit te dyte te the “Voice of Albania”, Keleri dhe Venera.
”Është një ndienjë e bukur, ndienjë që nuk e kam provuar, pasi vij si prezantuese dhe jam shumë e lumtur që u përzgjodha, që më besuan këtë rol kaq të rëndësishëm”, shprehet Venera Lumani, njëra nga tre prezantueset.
”Për mua është një përgjegjësi e madhe, por jam i sigurt që argëtimi nuk do të mungojë. Shpresojmë që të arrijmë më të mirën dhe që gjithçka të shkojë siç duhet”, thotë nga ana e tij Keleri.
”Një eksperiencë e re, me emocione të mëdha, por i japim forcë dhe zemër vetes, për të dalë sa më mirë e faqebardhë përpara publikut”, shton Klea.
Edhe skenografia do te rezervoje te vecantat e saj, pasi ky edicion mbyll nje dekade performancash te arrira ne “Top-Fest”.
Publiku do te mund te ndjeke hap pas hapi rrugetimin e kengetareve dhe grupeve pjesemarrese drejt finales se festivalit, ku do te kurorezohet edhe fituesi i ketij evenimenti te muzikes bashkohore shqiptare, ne nje nate te mbushur me surpriza dhe interpretime nga me te veçantat.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi