Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Migjeni, poet që u ngrit mbi vuajtjet, mbi padrejtësinë Empty Berisha: Migjeni, poet që u ngrit mbi vuajtjet, mbi padrejtësinë

Mon 17 Oct 2011 - 15:53
Berisha: Migjeni, poet që u ngrit mbi vuajtjet, mbi padrejtësinë Migjeni1Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha, ishte i pranishëm në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të ndjekur koncertin e organizuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Migjenit.
Në këtë spektakël të fjalës dhe muzikës mbi veprën e Migjenit, interpretuan solistët dhe trupa e baletit të TKOB. Përpara fillimit të këtij koncerti kryeministri u shpreh :
100 vjetori i Migjenit, është 100 vjetori, i poetit më të talentuar të letrave shqipe, këngëtarit të dhimbjes, të përkushtimit, të dashurisë njerëzore.
Askush, me mendjen dhe pendën e tij, nuk shkroi me aq mjeshtëri për shqiptarin e kohës së tij.
Migjeni ishte gjithashtu një poet vizionar, një poet i thirrjes së brendshme shpirtërore ndaj njeriut, për të rebeluar, për tu ngritur mbi vuajtjet, mbi padrejtësinë, për një të ardhme më të mirë.
Millosh Gjergj Nikolla, mbetet në historinë e letrave shqipe, një monument madhështor, që shkëlqen dhe do të shkëlqeje gjithnjë e më shumë.
Në këtë 100 vjetor, ai vjen 100 herë më i madh, sesa kur shkruante veprat e tij, ndaj dhe e nderojmë sonte me këtë koncert të organizuar nga Teatri i Operës dhe Baletit, e nderon në këtë 100 vjetor bota intelektuale dhe krijuese shqiptare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi