Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkodër, Migjeni nderohet në 100-vjetorin e lindjes Empty Shkodër, Migjeni nderohet në 100-vjetorin e lindjes

Tue 11 Oct 2011 - 15:29
Shkodër, Migjeni nderohet në 100-vjetorin e lindjes MigjeniMigjeni i shekujve” titullohet konferenca shkencore e organizuar sot nga Universiteti i Shkodrës në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti me rastin e aktiviteteve që po zhvillohen në qytetin verior në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së poetit.
Në prani të një auditori të zgjedhur intelektualësh, mes të cilëve edhe pjesëtarë e të afërm të familjes së poetit Millosh Gjergj Nikolla, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Artan Haxhi, foli per vlerat që përmban në vetvete Migjeni, i cili më shumti i këndoi qytetit të Shkodrës dhe veriut në përgjithësi, ku kaloi vitet më të shumta të jetës së tij.
Disa nga temat e seances plenare, ishin ato të mbajtura nga Kristaq Jorgo, “Lindja e Migjenit në kulturën shqiptare”, Shaban Sinani, “Teksti biblik në letersinë e Migjenit”, Alfred Çapaliku, “Prozë-poezia-Një refren i qytetit tim”, Fadil Kraja, “Migjeni pa paraardhës dhe pa pasardhës”, Tomorr Osmani, “Disa konsiderata rreth gjuhës së Migjenit”, Rezarta Draçini, “Qemal Draçini për Migjenin”, Fatbardha Hoxha, “Mozaiku i magjishëm migjenian në perpektivën e sotme të leximit” etj.
Me interes është pritur fjala e mbeses së Migjenit, Angjelina Ceka, e cila përcolli në emer të të afërme të Migjenit, përshëndetjet më të përzemërta për organizatorët.
Me 13 tetor 1911 mbushen 100 vite nga lindja e Millosh Gjergj Nikollës, i cili duke u njohur në vazhdimësi si Migjeni, ka lënë gjurmë të thella, jo vetëm në Shkodër ku lindi, por në tërë trojet shqiptare. Ndonëse u nda nga jeta në moshën 27vjeçare, shkrimet e botuara në revistat “Iliria”, “Bota e re” dhe shumë organe të tjera, libri “Vargje të lira”, poezitë “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë” etj, e kanë bere atë të pavdekshem në brezat e mëvonshëm. Në shenjë respekti ndaj kësaj figure shumëplanëshe, pushteti lokal në bashkëpunim me teatrin “Migjeni”, emrin e të cilit mban ky institucion, kanë përgatitur një sërë aktivitetesh per qytetaret shkodrane më gjërë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi