Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shkoder : Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise Empty Shkoder : Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise

Thu 15 Nov 2012 - 9:22
Shkoder : Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise Muzeu3_901333490

Në 100 vjetorin e Shpalljes së Pamvarësisë së vendit, Shkodra, qyteti ku numërohen 13 burgje të regjimit komunist, me 601 të pushkatuar, 136 të vdekur në burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë, do të ketë Muzeun e tij të Diktaturës.
I ndërtuar mbi godinën e ish-godinës së Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, aty ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjërë, në nderim të shtresës që vuajti më shumë atë regjim, Muzeu do të hapet në prag të ngjarjes më të madhe të vitit dhe historisë së vendit.
Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka bëri të ditur se punimet për ndërtimin e muzeut të diktaturës, i pari i këtij lloji në vendin tonë dhe jo vetëm, thuajse kanë përfunduar, ndërsa përurimi i tij do të bëhet në vazhdën e aktiviteteve, në kuadër të festës së Pamvarësisë Kombëtare.
"Ky muze do të jetë një respekt dhe kujtesë për ish të përndjekurit politikë, të cilët për gjatë 50 viteve të regjimit komunist provuan tortura të shumta, vuajtje dhe persekucion. Mes tyre ishin edhe klerikët At Zef Pllumbi, Imzot Ernesto Çoba, At Bernardin Palaj, përfaqësues të tjerë të besimit klerik, mysliman e ortodoks, intelektualë të njohur nga Shkodra, e më gjërë”, tha Luka.
Teksa vizitonte mjediset e muzeut të diktaturës, Luka provonte emocione edhe për faktin se në një nga dhomat e izolimit të ish burgut të Shkodrës, ai është ndeshur edhe me vendin ku është tortuar babai i tij, por edhe të afërm të tjerë të fisit Luka, kundërshtar i rreptë i regjimit të kaluar.
Për ndërtimin e këtij muzeu është vënë në dispozicion një fond prej 53 milion lekësh, të akorduara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, si dhe Bashkia e Shkodrës.
Muzeu do të ketë një galeri hyrëse prej betoni, rreth 50 metra i gjatë, prej së cilës mbërrin tek zona e ish- burgut, me 40 birucat e tmerrshme, që dikur shërbenin për izolimin e të burgosurve.
Pjesë e muzeut janë edhe mjedise të tjera të jashtme, sikurse oborri i ajrimit, anekse të tjera plotësuese, si dhe pajisje, shkrime dhe të dhëna origjinale të asaj kohe, të cituara nga të burgosurit politikë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi