Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

SHBA-të shënojnë 237 vjetorin e pavarësisë Empty SHBA-të shënojnë 237 vjetorin e pavarësisë

Fri 5 Jul 2013 - 20:03
Në qershor të vitit 1776, kolonitë kishin filluar revoltën e hapur. Një numër luftimesh ishin zhvilluar midis forcave të kolonive dhe trupave britanike. Ndërkohë, kishte filluar të përhapej ideja e pavarësisë.

Delegatë nga 13 kolonitë e Amerikës u mblodhën në Filadelfia, për një takim të Kongresit Kontinental. Edhe delegatët e këtij kongresi ishin të ndarë në mendime. Disa prej tyre ende shpresonin se kolonitë do të mund të arrinin një marrëveshje me Britaninë. Të tjerë besonin se kolonitë do të mund t’i fitonin të drejtat e tyre, vetëm duke qenë shtet i pavarur. Kongresi Kontinental doli me vendimin për të përgatitur Deklaratën e Pavarësisë. Thomas Jefferson ishte në krye të Komitetit të zgjedhur për shkrimin e dokumentit. Derisa anëtarët e Komitetit punonin, Kongresi vazhdonte të debatonte në lidhje me çështjen e pavarësisë. shkruan Kosovapress.

Më 2 korrik të vitit 1776, Kongresit iu dha vota zyrtare në lidhje me këtë çështje. Të gjitha kolonitë, me përjashtim të New Yorkut, votuan pro këtij vendimi. Delegatët e New Yorkut thanë se po prisnin urdhra nga udhëheqësit e qytetit të tyre, para se të votonin. Por ata gjithashtu premtuan se edhe kolonia e tyre, do të votonte në favor të pavarësisë. Edhe pse John Adams, i cili shkruante se 2 korriku do të ishte dita zyrtare e vendit të ri. Në fakt nuk ndodhi kështu. Dita zyrtare e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u bë 4 korriku, dita kur Kongresi Kontinental votoi për miratimin e Dokumentit të Pavarësisë.

Deklarata e Pavarësisë fajësonte qeverinë britanike për të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë kolonive. Në të deklarohej se qeveritë kanë të drejtën të ekzistojnë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre. Në Deklaratë gjithashtu thuhej se populli ka të drejtën të ndryshojë qeverinë, nëse ajo u mohon atyre të drejtat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi