Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vlora në 100-vjetorin e Pavaresisë Empty Vlora në 100-vjetorin e Pavaresisë

Fri 12 Oct 2012 - 9:19


Arkitekti Pirro Stefa ka punuar për vite të tëra për krijimin e një koleksioni të veçantë me foto, kopje të hartave mesjetare të realizuara nga lundërtarë e udhëtarë, kartëpostale të vjetra dhe vepra arti, të cilat tregojnë historinë e qytetit të tij të lindjes.

Stefa, i cili është edhe pjesëtar i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, në bashkëpunim me familjen e tij, kanë përgatitur një ekspozitë ku shpaloset e kaluara e Vlorës. Ekspozita ka çelur dyert për publikun në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet dhe i dedikohet kryesisht vitit jubilar të pavaresisë.

Me anë të saj vjen më reale dhe e prekshme historia e qytetit bregdetar, ku përpara 100 vjetësh u hodhën themelet e shtetit shqiptar.

“Kemi kohë që kemi krijuar këtë koleksion me foto të vjetra dhe besoj që publiku do e njohë më mirë Vlorën, në mënyrë më të plotë. Mesazhi është ta ruajmë këtë qytet, monumentet dhe objektet e vjetra”, shprehet Pirro Stefa.

Ekspozita titullohet" Vlora në shekullin e Pavaresisë" dhe është një dëshmi e metamorfozës së vazhdueshme të fytyrës së Vlorës. Në të pasqyrohen objektet, rrugët, jeta sociale, luftërat dhe nostalgjia për qytetin e vjetër që ndryshon çdo vit.

Pjesë e ceremonisë së hapjes ka qenë edhe shfaqja e një dokumentari kushtuar qytetit të flamurit. Realizimi i tij mban firmën e bashkëshortes së arkitektit, znj. Desdemona Stefa.

Vlora në 100-vjetorin e Pavaresisë Ekspozita-vlora
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi