Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!  Empty Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!

Wed 28 Nov 2012 - 10:40
Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!  Sheshiflamurit2811-3

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ndodhen me qindra e mijëra qytetarë jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.

Festa e madhe e Pavaresise eshte kthyer ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore kane ardhur 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kane nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe. kryetari i Bashkise se Vlore kane prere torten gjigante te pergatitur me kete rast. Nderkohe ajo qe bie ne sy eshte qendrimi prane njeri-tjetrit i Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama, te cilet shoqerohen edhe nga Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. E pranishme ne kete dite te madhe per te gjithe shqiptaret eshte edhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga.

Ne fjalen e rastit, Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika deklaroi ne kete dite te shenuar se te gjithe duhet te ecim perpara, te kete bashkim vellazeror ne te gjithe spektrin e ngjyrave, bashkim zemrash, vullnetesh dhe fuqish te pashterrura."Vlora jone ka arsye te ndihet krenare, si qyteti qe e mbajti frymen e gjalle te ndjenjes se lirise. Te gjithe ne shqiptaret kemi arsye te ndihemi krenare qe Ismail qemali ishte nje politikan i urte, nje burre i mencur. Ne jete te jeteve u nderofte emri dhe figura e tij!" tha Gjika.

Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!  Image_1354027374911470
Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!  Sheshiflamurit2811-5
Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!  Sheshiflamurit2811-9
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi