Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Malësori feston sot 35-vjetorin e lindjes (video) Empty Malësori feston sot 35-vjetorin e lindjes (video)

Tue 17 Jul 2012 - 13:26
Malësori feston sot 35-vjetorin e lindjes (video) Malesori2-300x281Më 17 korrik 1977 ka lindur Malësor Prënkoçaj, i njohur edhe si Malësori, është këngëtar i njohur shqiptar nga trevat shqiptare të Malit të Zi. U rrit në Podgoricë ku edhe mbaroi shkollën fillore dhe atë të mesme. Studimet në gjuhën shqipe i mbaroi në “Universitetin e Prishtinës”.

Pasioni i tij për muzikën shqiptare u shfaq që herët. Ka qenë anëtar i SHKA “Besa”, shoqëri kjo e njohur për kultivimin e këngës së mirëfilltë shqiptare, karakteristike për zonat veriore. Aty Malësori ishte i njohur si këngëtar dhe instrumentist i veglave popullore, si çiftelia e sharkia.

Në botën e muzikës shqiptare u bë shumë i njohur me këngën “Kthehuni”, e cila ishte hit i vitit 2003 në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare, të cilën ua kushtoi shqiptarëve të Malit të Zi (nga Tuzi, Kraja, Ulqini, Plava e Gucia, Rozhaja), që nga dhuna dhe diskriminimet sllave braktisën trojet e tyre dhe morën rrugën e mërgimit.

Ai ka dhënë shumë koncerte humanitare në Kosovë, Maqedoni e Luginën e Preshevës, troje këto që ishin të përfshira në luftë. Ai po ashtu këndoi për fëmijët boshnjakë, invalidë të luftës, fëmijët e dëshmorëve dhe familjeve të varfra shqiptare. Jeton në Prishtinë.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi