Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Zbardhja e dhëmbëve, produktet e rrezikshme Empty Zbardhja e dhëmbëve, produktet e rrezikshme

Mon 17 Oct 2011 - 17:19
Zbardhja e dhëmbëve, produktet e rrezikshme Beautiful_teeth_white
Dëshira për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të shkëlqyeshem, për të treguar në çdo rast një buzëqeshje rrezellitese, mund të na çoj të bëjmë gabime fatale, të cilat mund të kompromentojnë shëndetin e gojës tonë. Zbardhja e dhëmbëve po bëhet gjithmonë e më shumë një modë. Në të kaluarën procese të tilla zbardhjeje, në mënyrë për të paraqitur dhëmbet në pamjen e tyre më të mirë në pak minuta, mund të praktikoheshin vetëm nga duar eksperte. Ndërsa sot ekzistojnë në treg shumë tipe produktesh të cilat mund ti bësh edhe vet.
Cilat janë kërcënimet që këto produkte fshehin?

Pastë dhembësh mrekullibërëse, pasta për të aplikuar në dhëmb, strisho për të mbajtur në dhëmbe për disa minuta, kit me dritë e shumë e shumë modele të tjera. Edhe në Shqipëri zbardhja e dhëmbëve është përhapur shumë, por jo të gjithë e dinë që ai produkt që vini për të zbardhur dhëmbët është një produkt që përmban peroksid hidrogjeni, që do të thotë ujë të oksigjenuar. Bëhet fjalë për artikuj që në brendësi të dozimeve të tyre mund të behen të “rrezikshëm” dhe shpesh irrituese, që mund të komrpomentojnë edhe shëndetin oral.

Gingivat, dhëmbët, rrënjët por edhe sytë dhe stomaku janë pjesë të kavitetit oral, frymarrjes dhe sistemit digjestiv të cilat rrezikohen nga këto produkte. Kontakti me peroksidin e hidrogjenit mund të shkaktojë irritim, inflamacion, hipersensitivitet dental, djegie në stomak dhe shumë efekte të tjera të padëshirueshme. Mes komponenteve të tjera me rrezik janë edhe substancat abrazive(lënde gërryese) të cilat mund të dëmtojnë dhëmbët në mënyre të pakthyeshme. Për një buzeqeshje të shkëlqyeshme e cila mbetet për pak javë, ja vlen vërtet te prishim dhëmbët tonë?
Krenarja
Krenarja
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1130
<b>Hobi</b> Hobi : sport karate
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ku banon babi im
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/07/2011

Zbardhja e dhëmbëve, produktet e rrezikshme Empty Re: Zbardhja e dhëmbëve, produktet e rrezikshme

Mon 17 Oct 2011 - 18:49
Duhet te keni kujdes me zbardhimin sepse mendoni se do jete me mire do dukeni bukur mirpo pasojat verehen andaj kshilla per ju eshte pastrimi i rregullt i dhembeve pas qdo shujte dhe perdorimi i perit dental sepaku nje here ne dite !!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi