Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Bleona: Vitin tjetër dua të bëhem nënë Empty Bleona: Vitin tjetër dua të bëhem nënë

Mon 17 Oct 2011 - 17:55
Bleona: Vitin tjetër dua të bëhem nënë Bleki
Po punon me Timbalandin për albumin e saj të parë në anglisht, me të cilin synon të lërë pas të gjitha thashethemet që janë thënë për të gjatë kësaj kohe në trojet shqiptare. Bleona Qerreti akuzat për antipatriotizëm i cilëson si “lojë fjalësh”, aq më tepër që gjithçka nisi kur ajo dha një intervistë televizive për një media në SHBA, kur deklaroi: “Unë jam amerikane”.
“Unë jam me shumë fat, pasi i gjithë publiku tashmë e ka kuptuar që kjo është vetëm lojë fjalësh. Ata më mbështesin në çdo mënyrë dhe gjërat automatikisht kthehen më shumë në reklamë se sa në pengesë. Kjo është dhe arsyeja që fansat nga Kosova dhe Shqipëria dhe të gjithë viset e tjera shqiptare gjithmonë do të kenë një vend special në zemrën time, pa marrë parasysh sa i madh do të jetë emri im në botë në të ardhmen”, është shprehur këngëtarja, e cila është përfolur edhe sa i takon jetës private, transmeton portali Standard.

Në një tjetër intervistë, Bleona ka thënë se “një divë si ajo s’ka kohë për të dashur”, ndërkohë që të gjithë e dimë se prej vitesh ajo është e martuar me Gani Bardhën, me të cilin tani thotë se dëshiron të ketë një fëmijë. “Mezi po e pres ditën kur do të bëhem nënë. Shpresoj që vitin tjetër do të bëhet realitet mbas kaq vitesh martesë. Mirëpo Ganiu më kupton, mbasi ai më ka njohur si këngëtare dhe u martua me një këngëtare, kështu që pasojat diheshin që në fillim!”, tha Bleona.

Momentalisht, ajo është e fokusuar fuqishëm në karrierën e saj muzikore, madje pa modesti është shprehur se ajo që po bën është pozicionimi i artistëve shqiptarë në radarin e muzikës botërore, si dhe vendosja e Shqipërisë dhe Kosovës në hartë në një tjetër dimension.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi