Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërkesat për azil, alarmante  Empty Kërkesat për azil, alarmante

Tue 18 Oct 2011 - 14:38
Kërkesat për azil, alarmante  Shkodra+AlbaniaKërkesat për azil, alarmante
18/10/2011
Facebook81

Brenda një dite, në zyrat e aplikimit për azil në Belgjikë janë paraqitur 50 kërkesa, që të gjitha nga zona e Shkodrës me arsyetimin se janë në gjakmarrje.

Kjo shifër është cilësuar si alarmante nga autoritetet belge, të cilat kanë dërguar në qytetin e Shkodrës drejtorin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Azilit. Ai ka paralajmëruar se kërkesat për azil do rrezikojnë heqjen e vizave për gjithë shtetasit shqiptarë.

Zyrtari belg ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të frenuar një fenomen të tillë pasi personat që kërkojnë azil paraqesin dokumenta, histori mashtrimi, raportime të cilat i marrin nga shoqata të pajtimit të gjaqeve apo pushtetit vendor dhe që janë tërësisht të pavërteta.

"Informacionet e fresketa qe mora nga Brukseli vetem sot paradite tregojnë se jane paraqitur 50 azilekerkues shqiptare. Perse kam ardhur ne Shkoder? Sepse shumica jane nga qarku i Shkodres. Prandaj erdha ketu per nje takim pune me autoritetet vendore te qarkut. Jo pa qellim i bera keto takime sepse njerezit qe fillojne te projektojne nje udhetim per qellime azilkerkimi ne Belgjike kane te drejte qe te marrin informacion te sakte. Sepse ne rastet qe kemi ne Belgjike jemi te bindur se njerezit qe marrin nje udhetim te tille jane viktima te informacioneve te rreme. Aktualisht cdo kerkese azili ne Belgjike shqyrtohet ne menyre te pershpejtuar dhe cdo kerkesat që marrin nje vendim negativ dhe pastaj personi eshte i detyruar te kthehet ne Shqiperi, qofte vullnetarisht por edhe kthim te detyruar. Nese ai nuk deshiron te kthehet vullnetarisht dhe kthimi i detyruar do te thote izolimi ne nje qender te mbyllur dhe të gjitha keto pasoja se keta njerez jane viktima te informacioneve te rreme nga agjensite e udhetimit apo persona te tjere qe organizojne keto pune duke u thene se te shkosh ne Belgjike te japin pune, para dhe kjo eshte teresisht e pavertete", tha Freddy Roosemont, Drejtori i Pergjithshem i Emigracionit në Belgjike.

Muajt e pare te liberalizimit te vizave nuk kishim probleme me Shqiperinë, por pas muajt gusht te ketij viti situata per shtetin belg eshte bere shqetesuese. Vetem dy muajt e fundit ka pasur 161 kerkesa per azil nga Shqiperia, te cilat ne shumicen derrmuese te rasteve jane cilesuar si histori mashtrimi vetem per te emigruar nga Shqiperia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi