Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bruksel: Kosova nuk pranon kërkesat serbe për telefoninë mobile Empty Bruksel: Kosova nuk pranon kërkesat serbe për telefoninë mobile

Tue 2 Jul 2013 - 18:29
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e shoqëruar nga Ekrem Hoxha, kryesues i Bordit i Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Besnik Berisha, anëtarë i Bordit i ARKEP-it dhe Gazmir Raci, këshilltar politik i zëvendëskryeministres Tahiri, sot në Bruksel zhvilloi një takim bilateral me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e telekomit, z. Pierre Mirel dhe Nicholas Cendrowicz nga Drejtoria për Ballkanin të Komisionit Evropian. Në këtë takim, sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, u bisedua rreth mundësive të përafrimit të qëndrimeve të palëve për çështjet e telekomunikacionit.Pas një analize të gjithëmbarshme për tërë procesin e bisedimeve për telekomin që kanë vazhduar mbi dy vjet, dhe konstatimit të përbashkët se arritja e një marrëveshjeje të mundshme do t’ i shërbej normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në këtë fushë, bisedimet u përqendruan në pozicionet e palëve rreth çështjeve të hapura. Përfaqësuesit e BE-së në takim prezantuan kërkesat e fundit të palës serbe që kanë të bëjnë me fushën e telefonisë mobile, ku delegacioni i Kosovës pas shqyrtimit të tyre refuzoi këto kërkesa duke theksuar se pala e Kosovës mbetet pranë qëndrimit se zgjidhjet e mundshme duhet të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe parimet evropiane.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në përfundim të takimit deklaroi se pala e Kosovës ka qenë vazhdimisht e angazhuar për arritjen e një marrëveshje për telekomin sepse përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shtrihen në të gjitha fushat si dhe që pala serbe duhet të kuptoj se me logjikën e vazhdimit të ndërhyrjeve ilegale nuk mund ti kontribuoj normalizimit dhe vendosjes së bashkëpunimit.

Edhe me këtë rast zëvendëskryeministrja Tahiri pohoi se dakordimi për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën nga ITU-ja shënon përparim të rëndësishëm në bisedimet për telekomin, mirëpo për tu arritur marrëveshja pala serbe duhet të heq dorë nga kërkesat që bien ndesh me ligjet e Kosovës, duke theksuar se kërkesa e tyre për licencimin e një operatori mobil është refuzuar për arsye se për këtë çështje kërkohet tenderim ndërkombëtar.

Në fund ajo shprehu gatishmërinë e palës së Kosovës për të vazhduar përpjekjet për të arritur marrëveshje, duke këmbëngulur se parimet evropiane të tregut liberal dhe të konkurrencës së lirë e të ndershme janë vlera të ekonomisë së Kosovës, dhe se me vlerat evropiane mund të ketë marrëveshje për telekomin.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi