Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik Empty Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik

Fri 31 May 2013 - 20:05
Operatorët mobilë në Kosovë - Vala dhe IPKO nuk dinë asgjë se çfarë po negociohet dhe zhvillohet në bisedimet për telekomunikacionin me Serbinë. Ato nuk dinë se shumë shpejt do të kenë një konkurrent në treg.

Por, burime të Express, tregojnë se Kosova ka pranuar që në treg të futet një MVNO serbe, e cila do të jetë si një operator i veçantë që do të operojë vetëm në enklavat serbe. Ky operator virtual s’do të funksionojë përmes PTK e IPKO’s, por përmes Telekom’it të Serbisë.

Telekom’i serb do të dërgojë një kompani apo përfaqësues të saj telefonik për të vepruar në Kosovë.

Licenca e tyre, në dallim prej këtyre operatorëve aktualë që kanë paguar miliona euro, do të kushtojë vetëm një shumë simbolike prej më pak se 50 mijë euro.

“Me këtë marrëveshje, në një mënyrë Kosova ka pranuar telekomin serb të licencohet këtu, dhe të operojë në tregun kosovar legalisht, e jo ilegalisht sikur ka operuar për 8 vjet me radhë”, tha ky burim i Express.

Operatori serb, kryesisht do të jetë si zëvendësues i telefonisë ilegale serbe 063 që ka funksionuar më herët përmes rezolutës 1244.

MVNO’ja serbe do të paguajë taksat sikur se operatorët tjerë mobil në treg.

Ekipet kosovare, tregojnë burimet e Express, kryesisht janë të koncentruar që të kufizojnë veprimet e këtij operatori në treg që të mos kalojë apo atakojë klientelën e kompanive kosovare.

“Ky operator virtual, nëse nuk kufizohet në veprimet e saj, mund të godasë kompanitë mobile Vala dhe IPKO për shkak se ajo do të ketë avantazhet e saja për shkak të tatimeve dhe përparësive që do të ketë si telefoni e veçantë për serbët”, tha një zyrtar i lartë qeveritar – pjesëmarrës në bisedime.

Investimet e operatorit serb do të koncentrohen vetëm në enklava dhe klientët e tij do të jenë vetëm serb.

“MVNO`ja serbe do të jetë operator për serbët që jetojnë në Kosovë dhe thirrjet në Serbi dhe Mal të zi do të jenë thirrje lokale e jo ndërkombëtare”, tregojnë burimet.

Mësohet se kjo MVNO do të jetë në avantazh me telefonitë tjera për shkak se në krejt

Ballkanin do të jenë thirrje lokale dhe pa prefiks.

Në kompensim të kësaj, Serbia do t’i jap Kosovës një kod shtetëror me numër +383 ose +384.

Këto zhvillime telefonike i ka konfirmuar edhe Edita Tahiri, përfaqësuese e dialogut për çështje teknike me Serbinë. Ajo tha për Express se Serbia ka pranuar që t’ia jap Kosovës një kod të cilin e ka kërkuar.

“Qëndrimet për çështjen e telekomit janë përafruar mes dy shteteve. Por edhe jemi pajtuar se brenda këtyre ditëve zyrtarët e Bashkimit Europian do të vendosin apo do ta modelojnë zgjidhjen mes këtyre qëndrimeve”, ka thënë Tahiri.

Ajo, pohoi se sa i takon çështjes së telekomit kenë vazhduar dhe kanë pasur përafrime të reja në qëndrimet për telekom.

“Sa i takon kodit telefonik, edhe kësaj radhe pala serbe ka konfirmuar pajtimin e mëhershëm që Kosova do të ketë kodin shtetëror telefonik me tre shifra që ne kemi thënë se presim të jetë +383 apo +384”. (Express)
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik Empty Re: Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik

Fri 31 May 2013 - 21:34
Është e rendit që edhe Kosova të ket kodin e vet telefonik
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik Empty Re: Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik

Fri 31 May 2013 - 21:35
nuk esht aspak rendi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik Empty Re: Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik

Fri 31 May 2013 - 21:42
Është e rendit që të ket kodin e vet Kosova ,por jo e kontrolluar ose e ndikuar nga qeveria Serbe.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik Empty Re: Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik

Fri 31 May 2013 - 21:49
Hotlani shkruajti:Është e rendit që të ket kodin e vet Kosova ,por jo e kontrolluar ose e ndikuar nga qeveria Serbe.
shtet shqiperia ofroj kosoves kodi e vet 00355 nuk pranoj kosova
Sponsored content

Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik Empty Re: Serbia pranon që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi