Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kosova me kod telefonik kombëtar +355 Empty Kosova me kod telefonik kombëtar +355

Thu 6 Sep 2012 - 15:55
Kosova me kod telefonik kombëtar +355 Kuvendi-kosovesKuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projekt-rezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Pasi që ka përfunduar debati në seancën e javës së kaluar, kryesuesi i seancës ka hedhur në votim këtë projekt-rezolutë, ku me 47 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenime, ajo është miratuar.

Rezoluta, parashikon që Kosova në rast të mos marrjes së kodit të vetë telefonik, atëherë asaj t’i lejohet të shfrytëzoj kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.

Kjo rezolutë u paraqit deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, sipas të cilit me këtë hap, Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitonin shumë si në aspektin politik, ekonomik po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.



Pika e Projektrezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës neni 6 paragrafi 1 dhe nenit 52 pika 2 duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion rrjedhimisht, nuk mund të ketë kod të vetin telefonik.

Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare qindra milionëshe të cilat i ka pësuar dhe i pëson nga shfrytëzimi i kodeve telefonike, të Monakos, Serbisë e Sllovenisë.

Duke pas parasysh koston e qytetarëve të shfrytëzimit të kodeve telefonike

Duke e parë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas është rritur dhe komunikimet ndërkohë kostoja e këtij komunikimi është shumë e lartë, duke pasur parasysh cenimin e sigurisë shtetërore në seancën plenare të 30 gushtit miratoj këtë rezolutë.

1. Qeveria e Kosovës të marr vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova +381, +386, dhe +377 me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë me +355.

2. Në bazë të realizimit të këtij qëllimi brenda një kohe shumë të shkurtër të inicioj negociatat me Republikën e Shqipërisë

3. në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe ato të mos vazhdohen më tutje. /Dukagjini/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova me kod telefonik kombëtar +355 Empty Re: Kosova me kod telefonik kombëtar +355

Thu 6 Sep 2012 - 16:10
Urime...
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kosova me kod telefonik kombëtar +355 Empty Re: Kosova me kod telefonik kombëtar +355

Thu 6 Sep 2012 - 23:18
A per ate nuk kane bere sot telefonat qyqja me hyri ne rrjet te Shqiperise Very Happy Very Happy Very Happy
Sponsored content

Kosova me kod telefonik kombëtar +355 Empty Re: Kosova me kod telefonik kombëtar +355

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi