Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Flamuri kombëtar në Merdar Empty Flamuri kombëtar në Merdar

Tue 27 Nov 2012 - 21:34

Flamuri kombëtar në Merdar Fl - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdar. Aksioni kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele ku shënohej “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

“Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdar në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vite më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë”, thuhet në një kumtesë të VV-së.

Me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdar, Policia e Kosovës, sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, “intervenoi brutalisht për t’i penguar aktivistët”.

“Gjatë këtij intervenimi të dhunshëm nuk u kursye as ekipi i Kosovapressit, kameramani i të cilit u përplas për tokë dhe u mbajt i arrestuar nga policia për rreth 1 orë”, thuhet në komunikatë. “Me gjithë këtë intervenim, aktivistët ja arritën që të ngrenë flamurin kombëtar si dhe të vendosin tabelën ‘Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë’, të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, me t’u larguar aktivistët tanë”.

Për VV-në është e çuditshme se si në të gjithë Kosovën, në të gjitha institucionet dhe sheshet e vendit, është vendosur në mënyrë masive flamuri kombëtar.

“Madje dhe Kryeministri e Presidentja janë duke marrë pjesë në aktivitete ku nderohet ai, e i vetmi vend ku u ndalua të vendosej flamuri kombëtar shqiptar është pikërisht kufiri përballë Serbisë. Hashim Thaçi duhet ta dijë që nuk ka nevojë ta drejtojë flamurin kombëtar përballë Sali Berishës por përballë Serbisë”, thuhet në fund të kumtesës.


(1516 herë i lexuar) publikuar më 26.11.201216:39 nga M.K.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi