Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Marrëveshja në Bruksel, Serbia pranon Kosovën si shtet të pavarur Empty Berisha: Marrëveshja në Bruksel, Serbia pranon Kosovën si shtet të pavarur

Fri 24 Feb 2012 - 18:19
Transmetuar më 24.02.2012 17:23

Tiranë, 24 shkurt 2012, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka
vlerësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
si një akt të një rëndësie të veçantë që bën të mundur përfaqësimin e
Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe europian si shtet dhe vend i
pavarur.
“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e
marrëdhënieve bilaterale Kosovë - Serbi por edhe për bashkëpunimin,
paqen dhe stabilitetin rajonal. Vërtet marrëveshja parashikon përdorimin
e një fusnote si një kompromis ndërmjet palëve, por pranimi i saj nga
pala serbe është pranimi de facto dhe de juro i Kosovës si shtet dhe
vend i pavarur”, shprehet Berisha, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas tij, e vërteta e pakundërshtueshme është se pas 17 shkurtit të
vitit 2008, domethënë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes
së Kosovës si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Franca, Britania, Gjermania, Italia, Japonia dhe mbi 90% e vendeve të
lira të botës dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës,
Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një relike në arkivën e një kohe që
nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e
citojnë.

Më herët edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë njëherësh numri 2 i
Qeverisë Edmond Haxhinasto ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes
Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Në një deklaratë zyrtare Haxhinasto ka përshëndetur marrëveshjen e
arritur ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb, pasi sipas tij, çon
në forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe se i hap rrugë integrimit të
plotë ndërkombëtar”.

a.y/NOA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Marrëveshja në Bruksel, Serbia pranon Kosovën si shtet të pavarur Empty Re: Berisha: Marrëveshja në Bruksel, Serbia pranon Kosovën si shtet të pavarur

Fri 24 Feb 2012 - 18:26
Te tjera thote Berisha, te tjera thote Tadici!!!

Vec mos u tallni me Shqiperine Etnike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi