Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Tue 18 Oct 2011 - 16:09
Policia e qytetit të Korcës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për pjesëmarrje në sherrin e djeshëm ku mbeti i vrarë një 23-vjecar.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë rënë dy vëllezërit Elton dhe Altin Beluli, të cilët mbetën të plagosur.
23-vjecari Dorian Kocaqi mbeti i vrarë mbrëmjen e së hënës pasi u godit me thikë gjatë sherrit ku vec dy vëllezërve ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Njëri prej tyre, Nikolin Kapurani, 15 vjec, konsiderohet nga policia si autori i vrasjes së Kocaqit dhe i
Vrasje
Korçë, sherr me thika, vritet 23-vjecari
Një javë e mbushur me vrasje
Vritet me sende të forta 65-vjecari
plagosjes së dy vëllezërve.
Ai është shpallur në kërkim bashkë me dy persona të tjerë, F.XH dhe I.M, përkatësisht 20 dhe 23 vjec.
Mësohet se gjatë hetimeve, uniformat blu gjetën në vendin e ngjarjes dy thika me të cilat mendohet të jenë zënë të rinjtë. Pritet që ekspertiza mbi to të zbardhë ngjarjen.
Ngjarja nisi në një prej lokaleve të qytetit ku dy grupet u konfliktuan për një kasetofon makine dhe më pas dolën në një prej rrugëve qëndrore të qytetit ku u përleshën.
15-vjecari Kapurani ishte liruar nga gjykata e qarkut vetëm dy ditë më parë, e cila pas kërkesës së prokurorisë i kishte dhënë masën “detyrim paraqitjeje”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi