Masakroi me thika bashkëshorten, 51-vjeçari: Jam penduar
Tue 6 Dec 2011 - 15:21
SHKODER- “As unë nuk e di sesi ma dha Zoti që të qëlloj gruan time me thikë. Jam penduar". Kështu ka deklaruar dje Sami Bajraku gjatë marrjes në pyetje nga policia. 51-vjeçari është penduar për krimin e bërë, ndërsa burime zyrtare nga Spitali Rajonal i Shkodrës bëjnë me dije 47-vjeçarja Vjollca Bajraku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja për të cilën akuzohet Sami Bajraku ndodhi mesditën e së dielës në periferi të qytetit të Shkodrës.
Trupi i masakruar i nënës së dy fëmijëve u gjet mes ferrave, në zonën e Shirokës. Viktima u dërgua në gjendje kome në spitalin e qytetit verior, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë mjekësore. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi për motive xhelozie. Po të njëjtat burime shprehen se pas plagosjes rëndë të bashkëshortes, Bajraku është përfshirë nga një gjendje e thellë depresive. Ai akuzohet për "vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe për "mbajtje të armëve të ftohta pa leje".
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

- Korçë, përdhunoi ish-shoqen e shkollës, 25-vjeçari: Jam penduar
- Varfëria: Dy fëmijë zihen me thika për bakrin, 11 vjecari po lufton me vdekjen
- Hetohet 24-vjeçari, detyroi bashkëshorten të vetëvritet
- Bulqizë, 78-vjeçari vret me thikë bashkëshorten
- Krim brenda familjes në Krujë, 52-vjeçari vret bashkëshorten me çifte
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi