Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë Empty Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë

Tue 18 Oct 2011 - 16:10
Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë Tirana-1Kriza e konsumit që mbërtheu Shqipërinë që nga fillimi i këtij viti, duket se po jep efektet e veta edhe te të ardhurat personale, të cilat fillimisht nuk shfaqën probleme.

Gjatë muajve gusht dhe shtator, hyrjet në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi të ardhurat personale qenë shumë më të ulëta se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gazeta “Shqip” shkruan se, tatimi mbi të ardhurat personale është 10 për qind mbi të ardhurat që fitojnë shqiptarët nga pagat dhe shpërblimet e tjera dhe ecuria e të ardhurave të qeverisë nga kjo taksë pasqyron ecurinë e të ardhurave të shqiptarëve në përgjithësi.

Gjatë periudhës janar-maj, pavarësisht rënies së shitjeve me pakicë të shënuar në ekonominë shqiptare, derdhjet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale qenë më të larta se sa një vit më parë.

Por në qershor, situata filloi të përkeqësohej, deri sa në gusht dhe shtator, u kthye në një situatë negative. Për nëntëmujorin 2011, qeveria arkëtoi 20.5 miliardë lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale, me rritje afro 3 për qind në krahasim me një vit më parë.

Ekspertët e tatimeve thonë se shkurtimet e ndërmarra nga qeveria në buxhetin e shtetit janë shkaku kryesor i rënies së të ardhurave, por nuk përjashtohet mundësia që kriza që ka prekur konsumin të jetë konvertuar në ulje pagash apo shkurtim të vendeve të punës nga sektori privat.

Shqiptarët filluan të konsumojnë më pak nga shkurti i këtij viti dhe ky fenomen shënoi kulmin në prill dhe maj.

Të ardhurat e qeverisë nga TVSH-ja, e cila teorikisht përbën 20 për qind të totalit të konsumit të popullatës, kanë shënuar një rritje nominale prej vetëm 0.5 për qind për periudhën janar-shtator, më e ulëta e shënuar ndonjëherë që nga viti 1997.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë Empty Re: Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë

Tue 18 Oct 2011 - 16:15
Jo po z.BERISHA bente namin se Shqiperine nuk e ze kriza!!!

Shqiperine nuk e ze kriza, po te kete njerez te zote z.Berisha!!!

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë Empty Re: Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë

Tue 18 Oct 2011 - 16:19
Message reputation : 100% (1 vote)
pse kur kish dale ndonjehere nga kriza Shqiperia?
Une sa e mbaj mend nje jete ne krize kemi qen jemi mesuar tashme ne me qepe e fasule cdo dite po he Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë 45550
Sponsored content

Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë Empty Re: Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi