Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

‘Racizmi’ i shqiptarëve kundër shqiptarëve Empty ‘Racizmi’ i shqiptarëve kundër shqiptarëve

Sun 26 Jan 2014 - 18:51
‘Racizmi’ i shqiptarëve kundër shqiptarëve Blerina_937388200
Blerina Rogova Gaxha

Perandorë e princër kanë pasur edhe shqiptarët, por ‘Inkuizitori shqiptar’ ka provuar dhe ka urdhëruar jo rrallë herë të digjet e kaluara e vet, pavarësisht se cila qe vlera e saj, dhe pavarësisht katastrofave, që pandalur e kanë përfshirë këtë vend, ai do të shkatërronte kështjella e perandori, princër e mbretëri.

Prandaj bëhet luftë e pashpirt dhe e panderë duke e shkelur e ngritur në qiell figurën e Skendërbeut. Prandaj bëhet luftë e pashpirt duke e dhunuar e shenjtëruar figurën e Nënë Terezës, dhe prandaj lufta bëhet e egër karshi presidentit me shall dikur, Ibrahim Rugovës.

Fuqia e miteve te ne është e madhe, prandaj qoftë edhe trandja më e vogël e përmendoreve të tyre përcillet me iracionalitet. Para vendosjes në vijë vertikale, vetëm poshtë e lart ekzistencës, do duhej të kishte kokë e guxim për t’i parë në sy dhe me objektivitet para se t’i rrënojnë e para se t’i shenjtërojnë.

Luftërat krijojnë legjenda, legjendat luftëra, thonë. Të vdekurit shkuan e vanë, e të gjallët s’kanë pse i rrotullojnë eshtrat e tyre, sa herë t’iu teket, e sa herë janë në “zgrip” për fytyrën që s’e kanë! Ose të gjithë ‘xhelatët’ duan të jenë vetë heronj, të paktën për një ditë ose edhe vetëm për disa orë.

Gjyqtari shqiptar ka ditur të jetë po aq i madh e po aq mizor në ngritjen e poshtërimin e figurave, siç ishin inkuizitorët kristianë dikur, e të gjithë inkuizitorët fetarë e pseudofetarë sot, që i ndjekin heronjtë sikur të ishin heretikë. Jo pse bota nuk njeh plot heronj të përjashtuar, të përplasur e të flakur jashtë, por se frika kundër “heretikëve” të lë pa mend e të çmend, kështu siç është bërë sot.

Figura e presidentit “historik” të Rugovës ndoshta, apo e nobelistes shqiptare Nënë Tereze, apo e heroit kombëtar Skënderbeut, deri te Lekë Dukagjini, Adem Jashari e heronj të tjerë, janë shndërruar në “kufoma” pazaresh politike, kombëtare e fetare, dhe për hesap të atyre, që rëndom kanë telashe identiteti të të gjitha ngjyrave e cilësive. I kam njohur të gjithë këta, e personazhe të tjera, përmes librave dhe shkrimeve, dhe deri sot ose tash e sa mot, kam qenë krejt rehat me profilin e tyre.

Është shtruar sa herë nevoja që të ketë një ligj për mbrojtjen e figurave të rëndësishme historike, një praktikë që e kanë edhe dhjetëra popuj të tjerë e që janë model për historinë e tyre, por kjo akoma nuk ka ndodhur në këtë vend.

Prandaj dhe sot, të gjithë e sa herë kanë nevojë, përmbysin heronj e nga varri i ngrenë, sepse hesapet politike, fetare e propagandistike, janë bërë “detyrë mbi detyrat” e të gjithë njerëzve që kanë agjendë.

‘Racizmi’ i hapur i shqiptarëve kundër shqiptarëve ka nisur të bëhet i gërditshëm. Terrori i tij ka nisur të marrë fytyrë. Politika e sisteme kryekëput të zhytura në doktrina e izolim, s’të lënë pa pyetur: nëse për kaq pak paskemi luftuar!

Marrë nga gazeta "Zëri"
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

‘Racizmi’ i shqiptarëve kundër shqiptarëve Empty Re: ‘Racizmi’ i shqiptarëve kundër shqiptarëve

Sun 26 Jan 2014 - 19:40
"Racizmi i shqiptareve kunder shqiptareve" !!!

Cilet shqiptare e cilet shqiptare?!

Ne Shqiperi, gjysma e popullsise eshte turke dhe kete e fshehin si te fshehen pas gishtit te tyre!!!

I shikoni apo s'keni sy ne balle qe emrat nuk jane shqiptare 50 % ?!

Meqe jua ka fajin shqiptari atyre turqve atehere te sjellim Serbine ne Sarande mo, si thoni, se per Turqine te pakten s'na do qejfi tja leme Shqiperine...

U kenaqet apo ishte racizem qesharak ky?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi