Po ku je o shqiptar?!
Tue 18 Oct 2011 - 16:45
PO KU JE O SHQIPTAR?!
Sa ka male, sa ka shkrepa.
Heu shqiptar he tungjatjeta.
Po ku humbe që s’të gjeta?!
Zëri yt askund s’dëgjohet!
Në çdo punë shqipja vonohet!
Odës ja harroi rendin!
Në kafene po e banë kuvendin!
Ti o shqipe aspak krenar.
Fjalët tua s’peshojnë n’kanar*!
S’të ka mbet shumë nga burrëria!
Virtyt të është bërë tradhtia!
Eh moj shqipe shkreta!
Ku të mbeten ato kthetra?!
Për to miku ta kishte lakmi.
Armikut frikën në palcë ja ke shti!
Po krahët tu?!
Heu sa shumë të janë shkurtu*!
Dikur krenaria e qiellit të shqiptarisë.
Sot rrafsh për toke shembull i pasigurisë!
------------------------------------------------------
kanar* = peshore, shkurtu* = shkurtuar
Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 17.10.2011
Sa ka male, sa ka shkrepa.
Heu shqiptar he tungjatjeta.
Po ku humbe që s’të gjeta?!
Zëri yt askund s’dëgjohet!
Në çdo punë shqipja vonohet!
Odës ja harroi rendin!
Në kafene po e banë kuvendin!
Ti o shqipe aspak krenar.
Fjalët tua s’peshojnë n’kanar*!
S’të ka mbet shumë nga burrëria!
Virtyt të është bërë tradhtia!
Eh moj shqipe shkreta!
Ku të mbeten ato kthetra?!
Për to miku ta kishte lakmi.
Armikut frikën në palcë ja ke shti!
Po krahët tu?!
Heu sa shumë të janë shkurtu*!
Dikur krenaria e qiellit të shqiptarisë.
Sot rrafsh për toke shembull i pasigurisë!
------------------------------------------------------
kanar* = peshore, shkurtu* = shkurtuar
Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 17.10.2011
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi