Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Falja e gjakut” fiton në Chicago Empty “Falja e gjakut” fiton në Chicago

Wed 19 Oct 2011 - 0:51
“Falja e gjakut” fiton në Chicago 467
Filmi shqiptar “Falja e Gjakut” fiton një tjetër çmim të rëndësishëm ndërkombëtar. Joshua Marston dhe Andamion Murataj kanë fituar për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Chicago. Ky është një prej festivaleve me të rëndësishme dhe më i gjati festival konkurrues në Amerikë. Në festival u paraqiten 150 filma nga 50 vende.
“Jemi të lumtur për çmimin e skenarit. Shkruarja e skenarit në shumë mënyra ishte pjesa më intensive dhe shpërblyese e bërjes së ‘Falja e Gjakut’. Murataj dhe unë e kemi kaluar një muaj duke udhëtuar në veri të Shqipërisë duke folur me familje që rrijnë në arrest shtëpiak për shkak të problemeve me gjakmarrjen”, ka thënë Martson.
I lumtur është shprehur edhe skenaristi shqiptar, Andamion Murataj.
“Jemi të nderuar të pranojmë këtë çmim për skenarin. Ka qenë rrugë e gjatë për të arritur deri këtu. Sot filmi shqiptar po kalon fazën e integrimeve të thella dhe filmat më shumë se kurrë realizohen si
bashkëpunime me kineastë që vijnë nga kultura të ndryshme dhe ky vërtetë megjithëse gjuhët që flasim janë të ndryshme emocionet mbeten të njëjtat.”, ka thënë Murataj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi