Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pasuria e Kosovës Empty Pasuria e Kosovës

Wed 19 Oct 2011 - 14:28
Kosova ka rreth 14 miliardë tonë thëngjill, sa dy herë Serbia. Shefi i minierave të Serbisë, Zlatko Dragosavljevic ka deklaruar se vendi i tij duke mos pasur mundësi të shfrytëzojë këtë pasuri, ka dëme dhe humbje të jashtëzakonshme. Nëse do të shfrytëzohej ky thëngjill, ai tregon se do të fitoheshin rreth 100 miliardë euro.

Thëngjilli, si burim energjie, sipas ekspertëve, ka një ardhmëri të qartë në botë. Serbia bashkë me Kosovën kanë një rezervë prej 20 miliardë tonësh të këtij burimi të energjisë. Prej tyre, rreth 14 miliardë tonë gjenden në Kosovë. Këto të dhëna i ka bërë të ditura sekretari shtetëror për Miniera i Serbisë, Zlatko Dragosavljevic.

Ai në një intervistë për Tanjug, ka treguar se në Kosovë ka më së shumti rezerva të linjitit, por për shkak të situatës së përgjithshme në Kosovë, Serbia nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta mbi këto burime.

“Serbia, për shkak të mosshfrytëzimit të thëngjillit në Kosovë ka dëm dhe humbje të jashtëzakonshme në sektorin energjetik, ngase ky burim para se gjithash do të shfrytëzohej për prodhimin e rrymës”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të resorit energjetik të Serbisë të vitit 2009, vlera që ka humbur Serbia për shkak të pavarësisë së Kosovës, arrin në rreth 1.5 miliard euro në vit.

“Vlera e kësaj pasurie do të arrinte në 100 miliardë euro, nëse merren parasysh perspektiva dhe shuma që do të sigurohej me eksploatimin dhe shndërrimin në energji të kësaj pasurie në rrymë elektrike”, ka thënë Dragosavljevic.

Drejtuesit e sektorit të energjisë në Serbi kanë treguar se vlera e termocentraleve në Kosovë është rreth 1 miliard euro, ndërsa vlera e infrastrukturës për bartje dhe distribuim, në rreth gjysmë miliardi euro.

Eksperti kosovar i energjisë, Avni Kurshumliu tregon se kjo është e vërtetë, por sipas tij, Kosova nuk mund ta shfrytëzojë këtë pasuri tokësore për shkak të kuotës së CO2`shit që është standard evropian.

Kosova, tha ai, do të mund të bënte diçka në shfrytëzimin e këtij thëngjilli nëse do të blinte kuotën e ndonjë vendi tjetër siç është Shqipëria.

E ardhmja e Kosovës me këtë masë të thëngjillit, sipas tij, është shumë e shndritshme.

“Ne kemi thëngjill për të prodhuar rrymë rrafsh edhe për 400 vjet”, tha Kurshumliu.

Këtë e shpjegoi duke thënë se Kosova për një vit i harxhon 8 milionë tonë thëngjill në vit. Shumëzuar në vjet, ai tha se del diku rreth 400 vjet.

“Problemi ynë i vetëm është çështja e kuotës së CO2`shit që nuk na lë të shfrytëzojmë këtë pasuri”.

Elaboroj, edhe pse ky thëngjill nuk mund të shitet.

“Nëse ky thëngjill i quajtur linjit, transportohet në një largësi mbi 100 kilometra, nuk ia vlen. S`ia vlen barra qiranë që thonë, nëse transportohet mbi 100 kilometra”.

Thëngjilli, sipas ekspertëve të energjisë, është sot burimi dominues mineral në Evropë dhe botë. Drejtuesit e Ministrisë së Energjisë në Serbi tregojnë se thëngjilli është burimi më i rëndësishëm energjetik në Serbi, e kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat ekologjike, të cilat duhet të përmbushën për prodhimin e energjisë nga thëngjilli.

Katastrofa e paradokohshme bërthamore në Japoni, sipas tyre, dëshmon se shumë shtete të Evropës do ta shikojnë ndryshe rëndësinë e thëngjillit dhe se energjinë e tyre energjetike duhet t’ua përshtatin rrethanave të reja, ngase trysnia për ndërprerjen e energjisë bërthamore po bëhet gjithnjë e më e madhe.

“Për këtë arsye, parashihet se deri në vitin 2030, në Evropë do të rritet shpenzimi i thëngjillit dhe prodhimi i rrymës nga thëngjilli”, ka thënë Dragosavlevic.

Ai paralajmëroi se Serbia në dekadën e ardhshme planifikon që të rrisë sigurimin e thëngjillit nga 37 milionë tonë aktualisht, në 57 milionë tonë në vit, si dhe prodhimin e rrymës nga thëngjilli. Serbia vlerëson se thëngjilli ka ardhmëri të qartë dhe se është burim i pazëvendësueshëm energjetik në shekullin XXI. Theksuan se teknologjitë për prodhimin e rrymës nga thëngjilli po bëhen gjithnjë e më të përkryera, përkundër kërkesave gjithnjë e më të ashpra ekologjike.

Investimeve për prodhim të energjisë me thëngjill i ka hyrë edhe Kosova qysh para sa viteve me projektin Kosova e Re. Por, tash sa kohë janë ndalur në aspektet teknike të tenderimit.

Burimi: //lajmeshqip//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi