Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pasuria e shqiptarëve, 21 miliardë dollarë. Por të pasur më pak se 1% Empty Pasuria e shqiptarëve, 21 miliardë dollarë. Por të pasur më pak se 1%

Thu 24 Nov 2016 - 18:20



Credit Swiss, banka e njohur zvicerane, ka publikuar raportin e pasurisë globale për vitin 2016, në të cilin bën një analizë të detajuar edhe për Shqipërinë.

Sipas raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë, të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur, çka e klasifikon Shqipërinë si një vend të varfër.

Por si është shpërndarë kjo pasuri? Sipas raportit, pjesa dërrmuese e individëve në Shqipëri, ose mbi 73.3 për qind e tyre, kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë për frymë.

Pak më shumë se një e katërta e popullsisë, ose 26 për qind e saj kanë një pasuri që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa të pasurit, ata që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë përbëjnë vetëm 0.7 për qind të popullsisë.

Të dhënat e raportuara nga Credit Swiss tregojnë se shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë. Të gjithë qytetarët e vendeve të tjera kanë një pasuri mestarisht me të lartë se ajo e Shqipërisë, e cila varion nga 9 mijë e 600 dollarë për frymë në Maqedoni deri në 103 mijë dollarë në Greqi.

Raporti i Credit Swiss mbi pasurinë globale është një nga referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë. Ai mat pasurinë neto të individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi