Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Macja që refuzon të ngordhë Empty Macja që refuzon të ngordhë

Thu 20 Oct 2011 - 0:47
Një mace rrugësh është duke u rikuperuar pas disa tentativave mjekësore për t’i dhënë fund jetës së saj, në një ngjarje të pashpjegueshme nga pikëpamja shkencore dhe tepër të trishtueshme nga ajo njerëzore.Stafi i një strehe për kafshët e braktisura vendosi që të vriste macen, pasi prej 30 ditësh askush nuk e kishte adoptuar dhe në strehë nuk kishte më vend për ta mbajtur.Megjithatë, macja e zezë befasoi veterinerët duke i mbijetuar “udhëtimit” të saj në një dhomë me gaz monoksid, i njëjti që përdorej edhe nga nazistët në kampet famëkeqe të përqendrimit.Punonjësi i befasuar i kësaj procedure, e futi macen për herë të dytë në gaz, por pasi mbijetoi për herë të dytë, mori kafshën dhe e futi ngrirësin e një frigoriferi.Kur shkoi të tërhiqte trupin e pajetë pas një ore, macja ishte ende gjallë. I dorëzuar, punonjësi i strehës e hodhi qesen në një kosh plehrash, për ta lënë kafshën që të vdiste urie, por atje u gjet nga disa kalimtarë të rastësishëm, të cilët e dërguar në një klinikë veterinarie, për t’u kuruar nga këto tentativa të pabesueshme për ta vrarë.

Një zëdhënës i klinikës u shpreh se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe se gazi gjithmonë kishte qenë i efekshëm ndaj të gjitha kafshëve. Ai e cilësoi këtë procedurë “si të shpejtë dhe njerëzore”.

Nëse është me të vërtetë e tillë, këtë do ta vendosë një gjykatë në shtetin e Jutah, pasi pronarët e rinj të maces kanë ngritur një padi për torturë dhe trajtim çnjerëzor të kafshëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi