Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Macja që përshkoi 720 kilometra  Empty Macja që përshkoi 720 kilometra

Sun 20 Oct 2013 - 14:40
Message reputation : 100% (1 vote)
Macja që përshkoi 720 kilometra  Macjagri1Nëse macet zakonisht kanë shtatë jetë, një prej tyre ka ndonjë më shumë. Quhet Pablo dhe jeton në Broklej, një lagje në jug të Londrës.

Maçoku ishte shumë i njohur në komunitet dhe kishte “respektin” e qenve, pasi sipas banorëve u bënte atyre një rezistencë prej tigri. Por një vit më parë Pablo u zhduk.

Padronët e tij, Siobhan Campbell dhe e ëma Kate Partridge, që e kishin adoptuar kur ishte ende pak muajsh, e kërkuan kudo: në rrugë, në parqe, në kopshtet e shtëpive që vizitonte zakonisht, por asgjë.

Por të premten e kaluar tek familja mbërriti një telefonatë që tregonte se Pablo kishte dalë dhe kishte bërë një “shëtitje” të gjatë. Më konkretisht, një udhëtim prej 720 kilometrash, nga jugu i Londrës deri në Fife të Skocisë. Aty kishte hyrë në një bankë dhe asnjë nga punonjësit nuk kishte marrë guximin që ta dëbonte, derisa njëri prej tyre i telefonoi filialit më të afërt të Mbrojtjes së Maceve, një grup bamirësie që kujdeset për macet e rrugës dhe ato të braktisura.

Tani Pablo, pas një kontrolli tek veterineri, i është besuar një vajze të organizatës, Sarah Adie, por së shpejti do t’i rikthehet familjes së tij. Mbrojtja e Maceve planifikon t’i dhurojë një udhëtim kthimi më pak stresues sesa vajtja. Grupi synon t’i sigurojë kafshës një biletë ajrore për në Londër dhe për këtë arsye ka bërë një apel për të gjetur fonde.


/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi