Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama blen kunguj për Halloween  Empty Obama blen kunguj për Halloween

Fri 21 Oct 2011 - 15:02
Obama blen kunguj për Halloween  Hallo-shbaPresidenti amerikan Barack Obama ka bërë një ndalesë të vecantë gjatë turit të tij me autobus nëpër Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Kreu i shtetit dhe bashkëshortja e tij Michelle që e shoqëron në këtë udhëtim, kanë parë disa kunguj të mrekullueshëm në një treg dhe janë ndalur për t’i blerë.

Kjo, pasi ata dëshirojnë të dekorojnë Shtëpinë e Bardhë në kuadër të festës së Halloween. Pasi mbajtën radhën për të arritur deri tek arka, presidenti pagoi rreth 60 dollarë.

Stafi i presidentit, filxhanë me foton e tij

Ndërkohë, stafi i zotit Obama ka reaguar edhe ndaj një grupi personash të cilët pretendojnë se presidenti nuk është një shtetas amerikan.

Bëhet fjalë për anëtarët e grupit të diskutueshëm “Birthers”, të cilët vijojnë të mbështesin teorinë e komplotit.

Që kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë, ata e kanë konsideruar atë një president abuziv dhe zgjedhjen e tij jokushtetuese.

Kështu, Obama dhe stafi i tij elektoral për zgjedhjet e vitit të ardhshëm kanë vendosur të tallen me ta duke shpërndarë filxhanë me foton e presidentit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi