Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja  Empty Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja

Fri 21 Oct 2011 - 22:51
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja  Policia-natenNjë vajzë 23-vjecare ka mbetur e plagosur rëndë pasditen e sotme në Elbasan, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person.


Lajmin e bëjnë të ditur
burime policore lokale, sipas të cilave 23-vjecarja me iniciale G.H
është qëlluar në qafë teksa punonte si kamariere në një lokal, në lagjen
“Rinia” të qytetit.

Burimet shtojnë më tej se kur kanë
mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë arritur të
identifikojnë autorin, i cili është shpallur person në kërkim.

Motivet e ngjarjes mbeten për t’u zbardhur. Dritë pritet të hedhë dëshmia e Vrasje
Kapet vrasësi i Kavajës

Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër


vajzës 23-vjecare, por pasi të jetë rekuperuar pasi aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja në Elbasan vjen pas asaj të ndodhur pak orë më parë në Tiranë, ku pronari i një argjendarie u qëllua për vdekje me armë nga një grabitës.

Ndërsa dy ditë më parë, një 30-vjeçar mbeti viktimë e një agresioni të organizuar nga tre bashkëmoshatarë, në vendin e quajtur Sauk i vjetër në Tiranë.

Një ditë para kësaj ngjarjeje, nga një grindje mes 2 grupeve të rinjsh në Korcë, një person mbeti i vrarë dhe 2 të tjerë u plagosën.

Një javë e mbushur me vrasje

Ndërsa java që kaloi tronditi opinionin publik në vend me një sërë
krimesh të renda, duke lënë të kuptohet që rendi cënohet shpesh nga valë
sporadike dhune, pavarësisht se shumë pak prej ngjarjeve kanë qenë me
paramendim.

Eksplozivët, cka janë kthyer në një mjet terrori
për të kryer kërcenime shoqëruan mëngjesin dhe mesnatën e së mërkurës në
Bulqizë e Shkodër.

Një kambist i mbijetoi vdekjes pas një
eksplozivi të telekomanduar në automjetin e tij, fal edhe ndihmës se
shpejtë që ju dha. Automjeti shpërtheu në ecje e sipër duke futur në
panik kalimtarët.

Ndërsa biznesi i kromit pati të tjera
zhvillime në Bulqizë, por këtë radhë, duke kërcënuar familjen Durici, të
tërhiqet nga tregu. Për këtë u vu një sasi e madhe tritoli në derën e
shtëpisë së saj.

Mesjava do të regjistronte ngjarjen më të
rëndë. Konflikt i armatosur brenda në ambientet e gjykatës. Gjashtë
persona përfshihen në një komflikt me armë, edhe pse ndodheshin në ato
zyra, ku kontrolli ndaj metaleve të cfaredoshme, qoftë edhe celularëve
praktikisht duhet të jetë më i rrepti.

Por salla ku
zhvillohet gjyqi u mbush e gjitha me gjak në një proces gjyqësor që
duhet të vendoste drejtësinë se kujt i takonte toka.


Tiranë, një 33 vjecar edhe pse nuk i kishte dhënë gjysmat e parave të
apartamentit pronarëve, i qëlloi të dy ata me pistoletë në zemër duke
lënë njërin prej tyre të vdekur.

Në Berat dy grupe rivale
shkëmbyen zjarr në rrugë sikur të ishin në shesh xhirimi të filmave
?estern. Ngjarja vinte pas një ekzekutimi të një 33-vjecari pranë një
qendre interneti.

Në regjistrat e policisë janë regjistruar
gjatë kësaj jave edhe ngjarje më të lehta, si grabitje të armatosura,
plagosje të rënda të cilat në total nuk janë në të njëjtën mendje me atë
të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë apo të Ministrit të Brendshëm
se 2011-ta është një vit ku rendi dhe siguria nuk është cënuar asnjë
sekondë. Viti po regjistron statistika edhe më të renda se ai i
shkuari.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja  Empty Re: Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja

Fri 21 Oct 2011 - 23:01
Kulmi i injorances...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi