Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Burrel, qëllohet me armë në atentat i akuzuari për një serial vrasjesh Empty Burrel, qëllohet me armë në atentat i akuzuari për një serial vrasjesh

Thu 5 May 2011 - 19:23
BURREL – Lajmifundit - Një serial vrasjesh të vjetra ka ridalë në pah sot në qytetin e Burrelit ku është plagosur me armë zjarri shtetasi Ismel Kola, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas mesditës së sotme kur 40-vjeçari Ismet Kola është plagosur me armë zjarri pasi u konfliktua me një person.
I plagosuri në këtë ngjarje është transportuar në drejtim të Tiranës me helikopter pasi plagët e marra kanë qenë të rënda dhe me rrezik për jetën. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë hakmarrja, pasi Ismet Kola është person i skeduar nga policia e Burrelit dhe i dënuar për vrasje nga gjykata e këtij qyteti.
Më 26 mars 2005, Ismet Kola u arrestua nga forcat speciale të policisë, RENEA, pasi
më 9 mars 2005, Gjykata e Rrethit Mat ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij për veprat penale të “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Policia thotë se Ismet Kola, së bashku me dy vëllezërit e tij, Faslli Kola, tashmë i arrestuar dhe Mehdi Kola, vrarë me 6 shtator 1997, dyshohet se kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Bashkim Xhetani.
Vëllezërit Kola sipas policisë, janë hetuar për një serial vrasjesh të ndodhura në qytetin e Burrelit, në harkun kohor 1997–1998, ku si pasojë e grindjeve mes bandave rivale shtetasit Ismet Kola i janë vrarë dy vëllezër dhe babai, Haki Kola.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi