Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tiranë, atentat mafioz, qëllohet ish-shoferi i Elton Deliut  Empty Tiranë, atentat mafioz, qëllohet ish-shoferi i Elton Deliut

Wed 23 Jan 2013 - 9:37
Tiranë, atentat mafioz, qëllohet ish-shoferi i Elton Deliut  PLAGOSJA-TIRANE-MBULIM-22_9

Ekzekutohet me armë zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë në muajin dhjetor të vitit 2008. 40-vjeçari është qëlluar në momentin që po futej në automjetin e tij “BMë” me targa AA 678 BR. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës.

Mësohet se dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa të pranishmit në vendngjarje e kanë transportuar 40-vjeçarin në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Një grup hetimor është ngritur për këtë ngjarje dhe paraprakisht ka dyshime se ngjarja mund të jetë për larje hesapesh mes bandave të trafikut të narkotikëve, ku bënte pjesë edhe Deliu.

Megjithatë, burimet policore thanë se po hetojnë fillimisht për rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme, për identifikimin e autorëve. Në vendngjarje janë marrë në pyetje dhjetëra persona, të cilët kanë sqaruar se automjeti është sulmuar befasisht. Dëshmitarët kanë dhënë sqarime në polici, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për ndonjë konflikt të mëparshëm të 40-vjeçarit. Ngjarja në fjalë vjen disa javë pasi Admirim Sakos i janë sekuestruar disa pasuri, të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga paratë e drogës, të fituara nga Elton Deliu.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi