Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Atentat në Shkodër, një i vdekur  Empty Atentat në Shkodër, një i vdekur

Tue 20 Nov 2012 - 16:31
Atentat në Shkodër, një i vdekur  SHKODER-MBULIM--20_tn_0

Një i vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri është bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur të martën paradite në qendër të qytetit verior në rrugen kryesore para godines së univeristetit "Luigj Gurakuqi".

Ngjarja ndodhi rreth ores 9.00 ku nje person i paidentifikuar ka qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te shtetasit Aleksander Qarri 24 vjeç nga Dukagjini banues ne fshatin Gril te rrethit Malesi e Madhe. Autori ka qelluar me 30 plumba shenjestren e tij duke shkaktuar dhe dy te plagosur kalimtare te rastit shtetasit Leke Marku, 37 vjeç dhe Agustin Begeja 29 vjeç banues ne qytetin e Shkodres.

Autori ka lene ne vendgjarje automatikun brenda cantes dhe eshte larguar me shpejtesi, ndersa te plagosurit jane derguar ne spital ku po u jepet ndihma mjeksore. Viktima Aleksander Qarri ka marre pese plumba dhe ka pesuar vdekje klinike ne spitalin rajonal te Shkodres deri sa ka nderruar jete tre ore pas ngjarjes, ndersa dy kalimtaret e plagosur mesohet se jane jashte rrezikut per jeten. Sipas policise dyshohet se shkak eshte bere nje konflikt per motive te dobeta.

Ne vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar ne cilesin e proves materiale 18 gezhoja automatiku dhe armen e zjarrit automatik, ndersa vazhdon puna e policisë per identifikimin dhe kapjen e autorit.Gjithashtu policia ka mbledhur deshmi ne vendgjarje ku ka raportime te ndryshmet prej deshmitarve ne lidhje me autoret ku disa thone se autori ka qene i veshur si peshkatar dhe ka levizur me biciklete ne drejtim te viktimes.

Ngjarja ne fjale ka krijuar panik dhe terror tek kalimtaret e shumte pasi zona ku ka ndodhur krimi eshte zona më me levizje e qytetit dhe autori ka qelluar me bresheri ne menyre te pakontrolluar duke plagosur dy kalimatre te rastesishem dhe rrezikuar jeten e dhjetëra qytetarëve, ndersa nga plumbat jane prekur dhe disa dyqane buze rruges.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Atentat në Shkodër, një i vdekur  Empty Re: Atentat në Shkodër, një i vdekur

Thu 22 Nov 2012 - 11:34
Vrasja në Shkodër, objektivi nuk ishte viktima

Policia e qytetit të Shkodrës ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen që tronditi dy ditë më parë këtë qytet, kur nga një breshëri automatiku pranë godinave të studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas bluve të qytetit verior, është arrestuar 16-vjeçari Alfred Vuka si i dyshuari kryesor për vrasjen e 24-vjeçarit Aleksandër Qarri dhe plagosjen e Lekë Markut dhe Agustin Begeja.

Policia bën gjithashtu të ditur se nga hetimet e deritanishme rezulton se 24-vjeçari Qarri nuk ishte objektivi i atentatit, por plumbat ishin nisur për 37-vjeçarin Marku, i cili ka pasur konflikte gjakmarrjeje në të shkuarën, çka mendohet të jetë edhe shkaku i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi