Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, atentat me tritol, një i vdekur  Empty Vlorë, atentat me tritol, një i vdekur

Thu 28 Apr 2011 - 19:09
Vlorë, atentat me tritol, një i vdekur  VLORA--MBULIM--28_tn_8
Një person humbi jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë nga
shpërthimi i një eksplozivi në një automjet që po levizte në zonën e
Skelës, në qytetin e Vlorës.(UPDATE)


Hetimet tregojne se një sasi
eksplozivi ishte vendosur në sediljen e shoferit, shtetasit Renato Abazi
35 vjec. Shperthimi ka demtuar rende trupin e tij ndersa tre personat e
tjere qe ndodheshin me te ne mjet kane marre plage te renda.Të
plagosurit jane Genci Sulejmani 25 vjec, Mevlan Bani 34 vjec dhe nje
10-vjecar qe fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.

Shperthimi ndodhi pak minuta pas ores 10:00 ne sheshin e Skeles prane
rrethrotullimit te ketij sheshi. Automjeti tip Opel Corsa me targa
italiane ishte duke kaluar kur shpertheu. Forcat e shperthimit eshte
perhapur dhjetra metra larg mjetit duke goditur edhe mjetet e tjera ne
rruge.

Pas shperthimit te paret ne vendngjarje kanë mbërritur deshmitaret qe
ndodheshin ne rruge te cilet kane nxjerre tre te plagosurit nga
automjeti. Ata nuk kane mundur te nxjerrin drejtuesin e mjetit per shkak
se trupi tij ishte shperbere. Pak sekonda pas shperthimit ne mjet ka
shperthyer zjarri dhe eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve per te vene
nen kontroll situaten. Te plagosurit jane derguar ne spital ndersa
viktima eshte identifikuar ne vendin e ngjarjes.

Sipas policise ky shperthim ka ardhur si pasoje e nje sasie tritoli te
ndezur me nje detonator lidhur me nje aparat celular. Eksplozivi ishte
vendosur ne sediljen e shoferit, nderkohe qe prane vendit te ngjarjes
eshte gjetur nje sasi prej 200 grame tritol e pashperthyer. Policia
mendon se ne automjet duhet te kete patur edhe municion per shkak te
shperthimeve te vazhdueshme pas renies se zjarrit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi