Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

  Atentat me armë zjarri tek ’Shkëmbi i Kavajës’, alarmohen pushuesit   Empty Atentat me armë zjarri tek ’Shkëmbi i Kavajës’, alarmohen pushuesit

Tue 5 Jun 2012 - 18:39

DURRËS- Nje person ende i paidentifikuar ka mbetur i vrarë pasditen e sotme, në Durrës.

Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 18:15 në zonën e plazhit tek vendi i quajtur ‘Shkëmbi i Kavajës’, ndërkohë kanë qënë pikërisht pushuesit e alarmuar, të cilët kanë lajmëruar blutë e qytetit bregdetar.

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është i seksit mashkull, por ende nuk dihet identiteti i tij. Viktima u gjet brenda një automjeti, ndërkohë që sipas policisë, ai është qëlluar me armë zjarri nga jashtë makinës me breshëri plumbash. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima e seksit është gjetur në makinën e tij tip BMW, ngjyrë gri. Policia bën me dije se viktima ka tentuar ti largohej atentatorëve, nëpërmjet një rruge dytësore, por ai është është qëlluar në pritë me 10 plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se atentatorët pasi kanë kryer krimin kanë djegur makinën e tyre, në mënryrë që të fshihnin provat. Makina u gjet rreth 2 km nga vendngjarja tek Kodrat e Arapajt.
Pista e hetimit
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i atentatit të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm mes atentatorëve dhe viktimës, pasi 33-vjecari mësohet të jetë peson me precedentë penal.

Patrulla të shumta policia kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit bregdetar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes, si dhe kapjen e autorëve.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes, si dhe kapjen e autorëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi