Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vritet me armë zjarri pas zënkës Empty Vritet me armë zjarri pas zënkës

Sat 10 Mar 2012 - 21:49
- Një sherr mes dy të rinjve ne një lokal në qendër të komunës Shupenzë të rrethit Bulqizë, ka përfunduar tragjikisht duke lënë të vdekur njërin prej tyre

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 16.30 minuta të ditës së djeshme, dy të rinj, Shukri Xhepa, 28 vjeç dhe Dritan Uka, 27 vjeç, të ndodhur në një lokal, janë përfshirë në një sherr banal mes tyre, ku Shukri Xhepa ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri pistoletë, njofton televiyioni shqiptar "Top Channel".

Menjëherë 28 vjecari i plagosur është dërguar drejt spitalit të Peshkopisë, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë. I dyshuari për këtë vrasje 27-vjeçari Dritan Uka, pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur, ku policia është vënë në kërkim të tij.

Autori i dyshuar i vrasjes, 27 vjeçari, Dritan Uka, mësohet se pas sherrit ka dalë nga lokali dhe është rikthyer përsëri duke gjuajtur me pistoletë që nga jashtë lokalit mbi 28-vjeçarin Shukri Xhepa, i cili ka qenë i ulur në karrige pranë dritares së lokalit.

Plumbi e ka marrë në gjoks duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, në pamundësi për të mbërritur në spital. Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motive te dobëta, e ndërkohe qe grupi hetimor po vazhdon për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi