Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Fier, vritet me armë zjarri 46-vjeçari Empty Fier, vritet me armë zjarri 46-vjeçari

Thu 28 Jun 2012 - 13:55
Fier, vritet me armë zjarri 46-vjeçari Policia-makineNjë vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Cakran të rrethit të Fierit. Sipas policisë, mësohet se shtetasi Gramoz Memaj, 46 vjeç është qëlluar me breshëri plumbash në afërsi të shtëpisë së tij, teksa ishte duke dalë nga banesa.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, teksa 46-vjecari Memaj mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Besim Fejzaj 50 vjeç. Ky i fundit ka pranuar në polici vrasjen e Memajt në fshati Cakran dhe ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi duke qenë se ishte ende errësirë, viktima i është dukur 50-vjeçarit si dhelpër ndaj ka shkrepur armën në drejtim të tij.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit nga të afërmit e tij, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga arma e zjarrit, që i kanë marrë jetën.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Besim Fejzaj, i cili ka pranuar ndërkaq autorësinë e ngjarjes së rëndë, shkaqet e së cilës deri më tani rezultojnë aksidentale. Megjithatë, do të jenë hetimet e mëtejshme që do të hedhin dritë plotësisht mbi ngjarjen.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi