Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të jesh “tironc” nuk u dashkan 7 breza, por të paktën 10 vjet!  Empty Të jesh “tironc” nuk u dashkan 7 breza, por të paktën 10 vjet!

Sun 23 Oct 2011 - 18:51
Të jesh “tironc” nuk u dashkan 7 breza, por të paktën 10 vjet!  Bathorja-300x196
Kristi Pinderi

Cfarë të bën sot qytetar të Tiranës? Sa vjet duhet të kalojnë në mënyrë që një familje të mund të ndihet “kryeqytetase”? A mund të ndihesh banor i Tiranës nëse e vetmja gjë që të lidh me këtë qytet është një punë dhe një shtëpi që i paguan qëranë? Cilat familje janë tashmë të integruara në kryeqendërn shqiptare dhe cilat akoma jo?

Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë lënda e parë mbi të cilën Instituti Agenda, një “think tank” tashmë i njohur në Shqipëri përdori për të realizuar një studim, duhet thënë serioz, mbi situatën demografike, sociale, ekonomike të banorëve të Tiranës, qofshin këta banorë autoktonë, qofshin ata të ardhur. Rezultatet ndonëse duken impresionuese (duken të tilla edhe sepse asnjë studim i ngjashëm nuk është kryer më parë), janë mbi të gjitha realiste.
Pasqyrojnë, në fund të fundit, atë që disa qindra mijëra banorë të Tiranës dhe rrethinave të saj e kanë kuptuar dhe e jetojnë përditë: jetën e mirëfilltë në kryeqytet bashkë me të gjitha sfidat që ajo përfaqëson.



10 vjet për t’u integruar

Dr. Gjergj Filipi, drejtues i Institutit Agenda pohon për “Shekullin” disa nga rezultatet kryesore të këtij studimi të mbështetur financiarisht nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung. Rezulton se: 10 vjet, duket të jetë kufiri kohor për integrimin e pjesës me të madhe të qytetarëve që vendosen në Tiranë. Që do të thotë se nëse jeton prej më shumë se 10 vjetësh në Tiranë, atëherë sipas të gjitha gjasave sot ke një shtëpi tënden, ke një punë të sigurt dhe mbi të gjitha, ke filluar të interesohesh për aspekte komunitare dhe sociale si cilësia e shërbimeve, niveli i gjelbërimit, parkimi afër shtëpisë tënde, mundësitë e argëtimit që të ofrohen (nëse nuk të ofrohen duhet të paktën të kesh nisur të mendosh për to), etj.

Përndryshe, ata që në këtë studim të quajtur “Projekti Tirana” konsiderohen si “rezidentë të paintegruar”, kanë ardhur në qytet “më pak se 10 vjet më pare”, banojnë “kryesisht në periferi”, ose kur jetojnë në zona më qëndrore “jetojnë në apartamente me qira”. Pra, 10 vjet, duket të jetë kufiri kohor për integrimin e pjesës më të madhe të qytetarëve që vendosen në Tiranë.
Përkundër këtyre rezultateve të arritura nga një projekt që ka patur si metodologji të punës së vet jo vetëm anketimin ballë për ballë, por edhe shpjegimet analitike të të dhënave statistikore, qëndrojnë banorët rezidentë të integruar të Tiranës!
Tiranasit vetë shprehen mes njëri-tjetrit se duhet të jesh banor i këtij qyteti prej të paktën 7 brezash “që të quhesh tironc”, por në studimin në fjalë, duket se edhe 10 vjet janë mjaftueshëm të të bëjnë kryeqytetas.

Diferenca duket se është ekonomike, më së pari, mesa tyre që janë “rezidentë të integruar” dhe atyre që konsiderohen si “rezidentë të paintegruar”.

Për shembull, sipas anketimeve dhe analizave të realizuara nga Instituti Agenda në kuadër të këtij studimi, rezulton se nëse gjatë gjithë kohës je i preokupuar të sigurosh banesën, punën e sigurt dhe në njëfarë mënyre, mbijetesën, atëherë sigurisht që je i “paintegruar”. Por nëse i ke kapërcyer këto nevoja thelbësore atëherë je integruar e domosdoshmërisht do të të duhet të mendosh për shërbime të tjera të aspektit komunitar. Këta rezidentë të Tiranës pra, të integruar, mendojnë se kopshtet, ccerdhet apo dhe mundësitë e arsimimit privat janë shërbime të mira në Tiranë. Për pasojë, kopshtet dhe ccerdhet janë shërbimet bashkiake më të vlerësuar nga të gjitha kategoritë, me vlerësim maksimal nga rezidentët e integruar (8.9 nga 10 maksimalja) dhe nje vlerësim mesatar 6.3 nga të gjitha kategoritë. Nga ana tjetër, parkimi është shërbimi për të cilin rezidentët e integruar japin vlerësimin më të ulët (5.1) se kategoritë e tjera. Përvecc kësaj, gati të gjithë të intervistuarit shprehen se paguajnë një shumë të caktuar vjetore (mesatarisht 2000 leke të reja) për mirëmbajtjen e shkollës, lyerje, rojen si dhe shërbime të tjera në shkolla, kopshte apo çerdhe.



Studimi: Kush ka pronë po investon, ose po pret t’i shtohet vlera…

Një veçori specifike që karakterizon në masë të intervistuarit e kësaj kategorie është të qënurit pronarë të tokave në brendësi të qytetit, ku prej vitesh është investuar në ndërtimin e banesave shumëkatëshe. Si rrjedhojë, një pjesë e mirë e kësaj kategorie sot jetojnë në banesa tip apartament, ku ata janë transferuar pas kompensimit nga firmat e ndërtimit në këmbim të tokës. Një përqindje e konsiderueshme e të intervistuarve ka përfituar më shumë se një apartament si formë kompensimi. Kjo ka ndikuar mjaft pozitivisht tek të ardhurat e tyre, pasi apartamentet shtesë, përgjithësisht i japin me qira, duke siguruar një prurje ekonomike fikse dhe një rritje të ndjeshme të mirëqënies.

Në studim merret si shembull rasti i një familje që shprehet: “Kemi patur shtëpi private, e dhamë për pallat dhe kemi marrë 3 apartamente dhe një dyqan.”.
Në familje tjetër e cila duket optimiste shprehet se: “Jemi pronarë të tokës ku është ndërtuar pallati ku jetojmë, kemi disa hyrje si kompesim nga firma ndërtuese. E shikojmë veten të përhershëm në këtë zonë; Çmimi i tokës dhe i qirasë është rritur në mënyrë të ndjeshme, e kemi vënë re tek apartamentet që shesim dhe japim me qira.”
Një familje e tretë e marrë si shembull në këtë studim të veccantë të Agenda, pohon: “Trualli në të cilin është ndërtuar pallati ka qënë i babait dhe tani familja ka marrë disa hyrje aty, të hipotekuara.”. Ky fenomen ka sjellë dhe rritjen e pritshmërisë së disa prej pronarëve të shtëpive përdhese ende të pashembura, që trualli i tyre të përfshihet në një investim të tillë si në rastin e familjes së lartpërmendur. “Nuk e di në do jemi permanentë këtu pasi po kërkoj të jap truallin për ndërtim pallati dhe mund të lëviz prej këtej. Çmimi i tokës është rritur shumë. E kam shtëpinë të trashëguar nga babai, nuk kam investuar se pres që ta jap truallin për ndërtim pallati”, sqaron një banor resident i Tiranës. Kështu, rezidentët e hershëm e shikojnë shtëpinë si një aset ekonomik, pavarësisht përfshirjes së tyre, disa duke investuar vazhdimisht e disa duke qenë të vetëdijshëm për rritjen e vazhdueshme të vlerës së pronës së tyre.



Cilët janë “të paintegruarit” e Tiranës…?

“Kategoria e Rezidentëve të paintegruar përbëhet nga ato familje të cilat i janë afruar qytetit të Tiranës për arsye ekonomike, familjare apo arsimore”, thuhet në këtë studim. Duket se ata kanë zgjedhur si vend-ndalimin e parë zonat me çmimin e tokës apo të qerasë më të ulët, vlera që gjenden kryesisht në zonat periferike të Tiranës. “Me t’u vendosur në këto zona, pas blerjes së tokës me çmime shumë të leverdisshme, ata kanë ndërtuar banesën e tyre”, thotë Gjergj Filipi, duke cituar rezultate të këtij studimi.

Kjo kategori ka dhe numrin më të lartë të banesave në proçes legalizimi apo hipotekimi. Me shpresën se pronat e tyre do të legalizohen, ata besojnë se vlera e pronës së tyre do të rritet, sidomos me përfundimin e një plani urbanistik, të njoftuar tashmë nga Bashkia e Tiranës, por edhe nga administrata e mëparshme e Edi Ramës. Duhet thënë se ka një ndryshim në fakt, mesa tyre që konsiderohen rezidentë të “pa integruar” dhe atyre që janë në të vërtetë rezidentë të zonave suburbane. Në aspektin e prishtshmërive dhe optimizmit për të ardhmen në këtë qytet të ri, vihet re një skepticizem në lidhje me politikën dhe politikanët tek pothuaj të gjithë të intervistuarit, “por megjithatë të gjithë grupet kanë pritshmëri të larta për një të ardhme më të mire”. Në këtë aspekt, rezidentët e zonave suburbane duken më optimistët (98%) dhe rezidentët e paintegruar më pak optimistët (82%), sqarohet në studimin e Institutit Agenda.

Grupi i rezidentëve të paintegruar që është vendosur në brendësi të qytetit, jeton kryesisht në banesa me qira, të ndodhura larg qëndrës. Një pjesë e mirë e tyre deklarojnë se kanë pësuar rritje të qirasë në vitet e fundit. Për shembull, një familje e intervistuar nga Instituti Agenda në këtë studim, e ardhur në Tiranë para 5 vjetësh për arsye shkollimi shprehet e shqetësuar se: “Banojmë aktualisht në zonën e Tiranës së re, në një Apartament 1+1 me qira, e cila është rritur me 5000 lekë kohët e fundit.” Edhe pse një pjesë e mirë e tyre e shohin veten permanentë në zonat ku janë vendosur, kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë për banesën në të cilën jetojnë. Një përqindje e konsiderueshme e shikon qëndrueshmërinë në banesën ku jeton të varur nga mundësia financiare për t’a përballuar atë.



Banorët e zonave suburbane, një mish-mash i vërtetë!

Është e vlefshme të thuhet se për zonat suburbane në të cilat janë zhvilluar intervistat, ka një diversitet shumë herë më të madh lidhur me arësyet e vendosjes së njerëzve në ato zona. Ky diversitet arësyesh shoqërohet gjithashtu edhe më një larmi të madhe grupesh social-ekonomike. Disa familje kanë ardhur nga zona shumë të thella të Shqipërisë veriore për shkak të kushteve të vështira të jetesës në vendet e tyre të origjinës dhe janë vendosur kryesisht në Shkoze, Sauk dhe zonat përreth.

Disa familje të tjera kanë shitur shtëpitë në vendet e tyre të origjinës dhe janë transferuar në Tiranë për arsye pune, shkolle, apo për një mundësi më të mirë por kanë zgjedhur të jetojnë në periferi, siç ndodh më së shumti në zonën e Yzberishtit dhe përreth. Disa të tjerë kanë shitur apartamentet në Tiranë për të blerë prona me sipërfaqe më të madhe, apo për tju larguar qytetit. Pra në zonat suburbane mund të gjejmë të tre kategoritë e mësipërme.
Në Tiranë ka filluar prej kohësh tashmë proçesi i suburbanizimit, ku shtresa me mirëqënie më të lartë ka filluar të lëvizë drejt periferisë për kushte më cilësore jetese. Gjithsesi kjo përqindje banorësh është relativisht e vogël sepse në zonat ku vendosen mbizoterojnë me përqindje të larta rezidentët e paintegruar, të cilët vendosen fillimisht në rrethinat e qytetit derisa të krijojnë mundësitë për të përballuar një lëvizje brenda zonës urbane, si dhe të ardhurit (rezidentët) e integruar të cilet tashmë kanë vite që janë stabilizuar në periferi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi