Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëse fle pak, neuronet “hyjne në grevë”. Disa këshilla si të shmangni pagjumësinë Empty Nëse fle pak, neuronet “hyjne në grevë”. Disa këshilla si të shmangni pagjumësinë

Mon 24 Oct 2011 - 15:21
Nese fle pak disa pjesë të trurit, ose më saktë neuronet, mund të hyjnë në grevë, e ndërsa je zgjuar, mund të flenë edhe për pak çaste, me rrezikun që mund të gabosh në atë që po bën. Zbulimi vjen nga nje studim italian. Studimi eshte kryer mbi minjtë, duke paraqitur ne perfundim te dhenat. Në kafshët që ishin pa gjumë, disa neurone në tru binin përkohësisht në gjumë, duke bërë që kavia të kishte vështirësi motorike, rezulton nga studimi italian.Studimi është publikuar në revistën Nature. “Kjo është dëshmia e parë që neuronet individuale tek minjtë mund ‘të shkojnë për të fjetur’, ndërsa i gjithë truri i kafshëve është i zgjuar”, tha Chiara Cirelli, drejtuesja e një ekipi në Universitetin e Wisconsin-Madison tha për agjencinë ANSA. Studimi theksoi se fenomeni i të ashtuquajturit “gjumë lokal: kur organizmave u mungon gjumi në disa qeliza nervore në tru, ndoshta më të lodhurat, bie në gjumë, ndërsa kafshë qëndrojnë në një gjendje normale zgjimi. “Ose të paktën me sa duket normale”, thanë hulumtuesit. Minjtë me gjumë të privuar në fakt treguan vështirësi kur neuronet ranë në gjumë, tha Cirelli. Sa më i madh numri i neuroneve në gjumë, aq më vështirë kafshët gjejnë detyra të caktuara, tha ajo. Studimi mund të shpjegojë pse, kur njerëzit kanë mungesë të gjumit, ata janë më të prirur për gabime dhe humbje, edhe pse ata ende ndjehen të zgjuar dhe vigjilent.

Këshilla për të patur më shumë orë gjumi

Për shumë persona të cilët vuajën nga pagjumësia, vijnë gjithmonë rekomandime, të cilat ndihmojnë këtë kategori për të bërë një gjumë më të rehatshëm. Më poshtë po japim disa këshilla që mund të zbatohen dhe të japing rezultat për personat që vuajnë nga pagjumësia

Shkoni në shtrat kur të ndiheni i lodhur

Nëse keni probleme të vashdueshme me gjumin, mos u shqetësoni se është mesnatë dhe se duhet të zgjoheni në orët e para të mengjesit. Sforcimi i të ndenjurit në shtrat do të sillte vetëm rrotullime dhe përpjekje të kota. Në vend që të shtriheni, më mirë shkoni dhe bëni dicka qetësuese dhe kthehuni në shtrat kur të ndiheni i lodhur.

2.Numeroni shifra dhe jo dele

Për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm mund të zgjidhni një metodë të thjeshtë: numëroni mbrapsht nga 300 deri në 3. Vetëm nëse jeni një as matematike, në të kundërt s’do të arrini të përqëndroheni në asgjë tjetër përveçse numërimit. Kjo do të sillte edhe largimin e mendjes nga mendimet stresuese të ditës.

3.Mos u perpiqni te cliroheni nga mendimet e dites

Një nga shkaqet kryesore të pagjumësisë është ankthi dhe depresioni. Shumë persona përpara se të flenë mendojnë për ankthet dhe ngjarjet që u kanë ndodhur gjatë ditës dhe nuk arrijnë të flenë. Mos u perpiqni të largoni këto mendime nga mendja. Nëse ja arrini vazhdoni, por nëse jo, atëherë mos u sforconi më tej pasi s’do të bënte gjë tjetër vecse do të shtronte stresin dhe pagjumësinë.

4. Vendosni alarmin para gjumit

Një orë përpara se të shkoni në shtrat vendosni alarmin ose zilen, në mënyrë që t’ju kujtojë se ka filluar procesi i veprimeve që duhen bërë përpara se të flini gjumë, si larja e dhëmbëve apo përgatitjet e fundit për të nesërmen.

5. Zgjohuni nga gjumi gjysme ore perpara

Nëse vuani nga një pagjumësi kronike, përpiquni të zgjoheni gjysmë ore përpara orarit që coheni zakonisht. Kjo funksionon pasi mësoni trupin tuaj me zgjimin më shpejt në mëngjes dhe si rrjedhojë ndiheni më i freskët gjatë ditës.

6. Mos u shqetesoni nese nuk arrini te fleni menjehere

Nuk duhet të mburreni nëse ju zë gjumi menjehere sa vini kokën në jastek. Nëse kjo ndodh shpesh, është shenjë se po flini i kapur nga stresi. Koha ideale që një person ta zërë gjumi është 15-25 minuta pasi shtrihet.

7. Mundohuni te konsultoheni me nje psikolog

Një psikolog i specializuar për pagjumësinë do t’ju ndihmonte që të mundnit më shpejt pagjumësinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi