- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Shqipëria mund të përballet me krizë hidroenergjetike
Wed 26 Oct 2011 - 14:08
Shqipëria mund të përballet me një situatë të vështirë hidroenergjetike, për shkak të mungesës së reshjeve. Drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, deklaroi se liqenet janë të zbrazëta, ndërsa arka e korporatës e ka të vështirë të përballojë importe të tjera për shkak se çmimi me të cilin KESH i ia shet energjinë OSSH-së është tri herë më i ulët nga çmimi i energjisë së importit.
Prurjet në kaskadë janë të ulëta, pasi reshjet janë ndërprerë që më 27 dhjetor të 2010 s. Pas kësaj situate, Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ndodhet në një gjendje të vështirë financiare. Importi gjatë këtij viti ka rënduar më tej financat e saj, në kushtet kur që nga 15 janari i këtij viti është ndalur edhe eksporti i energjisë.
Shqipëria përjetoi kriza kronike në furnizimin me energji në periudhën mes viteve 2000 dhe 2008, kur krizat më të rënda u shënuan në vitin 2002 dhe 2007. Prodhimi i energjisë elektrike në Drin ka kosto të papërfillshme, por është i paqëndrueshëm në kohë. Vitin e kaluar u shënua viti më i mirë historik në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa këtë vit mund të shënohet një rekord negativ.
Alternativa është rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët dhe rritja e importeve, por ky është një skenar i papëlqyer nga qeveria.
//gazetajone//

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi