Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së artistes Marie Kraja Empty Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së artistes Marie Kraja

Wed 26 Oct 2011 - 17:05
Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së artistes Marie Kraja Jozefina-topalli-marie-krajaTiranë, 22 tetor 2011, NOA – 100 vjetori i lindjes së yllit të muzikës shqiptare Artistes së Popullit, Maria Kraja ishte lajtmotiv i një aktiviteti të organizuar nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe të bijës së artistes.

“Artistja e Popullit, Maria Kraja kishte dimensionin e një artisteje të madhe, me talentin e dhuruar nga Perëndia, me shkollimin e plotë në konservatorin prestigjioz të Gracit, të pasuruar me dashurinë e mëkuar nga familja për vendin, këngën dhe kulturën kombëtare”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli në fjalën e hapjes së aktivitetit.

Ajo rrëfeu se “në kujtesën time, por besoj edhe të shumë prej jush sonte vjen jehona e ëmbël e këngëve popullore qytetare shkodrane “S'pari kur të pash, “Tash sa ditë e mot”, "Lulet mu më janë idhnue “ Mollëkuqe, top sheqeri”, “Unë ty moj t’kam dasht” në zanin e magjishëm e të pakrahasueshëm, të paharrueshmes Maria Kraja, të arieve shqiptare dhe të huaja që e përjetësuan atë në repertorët e koncerteve të kohës”.

Në këtë takim homazh morën pjesë miq, familjarë, kolegë, profesorë, nxënës e studentë të artistes Marie Kraja.

Ata sollën kujtimet e tyre për artisten e madhe.

Fjala dhe kujtimet e Spiro Kalemit, Drita Lazrit, Anita Takes, e të bijës Inis Kraja vijuan më pas me një koncert të Ledi Paparistos, pianistes Laura Kushta dhe korit të Liceut Artistik.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi