Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës Empty Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sun 26 Aug 2012 - 16:32
Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës Nenetereza


Shkup, 26 gusht 2012, NOA - Në Maqedoni sot janë organizuar aktivitete me rastin e shënimit të këtij përvjetori të lindjes së shqiptares së mirënjohur Gonxhe Bojaxhiu.

Sot është 102 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Në Maqedoni sot janë organizuar aktivitete me rastin e shënimit të këtij përvjetori të lindjes së shqiptares së mirënjohur Gonxhe Bojaxhiu.

Në amfiteatrin e shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në mbrëmje do të shfaqet premiera e filmit “Duke jetuar me Nënë Terezën” nga regjisori japonez dhe presidenti i Akademisë Japoneze të Filmit, Shigeki Çiba. Filmi ishte xhiruar në vitin 2010 dhe ishte shfaqur nëpër qendrat botërore me rastin e 100 vjetorit të humanistes shqiptare, ndërsa sonte për herë të parë shfaqet si premierë në Shkup.

Në Shtëpinë e Armatës sot do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”, mirëpo kësaj radhe ky çmim që jepet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, nuk i është ndarë asnjë personaliteti apo shoqate shqiptare.

Humanistja dhe nobelistja shqiptare është lindur më 26 gusht 1910 në Shkup në familjen e mirënjohur Bojaxhiu.

noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës Empty Re: Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sun 26 Aug 2012 - 16:34
I perjetshem bekimi yt... Sot 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës 573234
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi